Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2018: Luani dhe Virgjëresha

2 Mars 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2018: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2018: Luani dhe Virgjëresha

Është koha t’i kushtoni vëmendje financave. Data 1 mars do t’ju gjejë duke firmosur çeqe dhe duke gjetur mënyra për të rritur të ardhurat tuaja. Sigurohuni që të jenë aty për çdo vendim që do merret në lidhje me ju.

Hëna e re e 17 marsit do të fokusohet në aspekte të tjera në lidhje me paratë, por që do të kenë të bëjnë më shumë me fonde në lidhje me një partner, bankë apo institucione të tjera financiare. Nëse po martoheni, do të jeni të zëna duke menduar sesi mund të kontribuoni të dy në qëllimet tuaja financiare apo si të ndani shpenzimet. Do të keni shumë shanse për të marrë një kredi, të cilën po e prisni me padurim. Ose mund të keni një takim me këshilluesin tuaj financiar se ku mund t’i investoni kursimet tuaja në mënyrë që të merrni sa më shumë perfitime.

Nëse punoni në fushën e artit, muzikës, kërcimit, pikturës, fotografisë, filmit, afrimi i Neptunit rreth diellit tregon se mund të keni një mundësi të mirë për të përfituar nga ardhja në jetë e një projekti të ri artistik. Ose mund të shisni një skenar, një mundësi për një film apo libër.

Karriera juaj mund të sjellë një përfitim të madh rreth 1 marsit. Do të ketë edhe ditë të tjera të shkëlqyera për karrierën tuaj. Në qoftë se keni një takim me shumë risk, një që doni të shkojë në mënyrë perfekte, planifikojeni për në datën 11 mars. Pak ditë më vonë, pikërisht më 13 mars, do të keni një ditë akoma më të mirë.

Venusi do të favorizojë karrierën tuaj më shumë muajin tjetër.

Marsi që po afrohet rreth shtëpisë suaj të 5-të, do të favorizojë romancën dhe kohën e mirë me fëmijët. Kjo do të jetë një influencë shumë e mirë, e cila do të fillojë në fillim të muajit e do të zgjasë deri më 17 mars. Dashuria do të jetë në ajër këtë muaj, edhe nëse jeni të martuar apo beqarë. Pjesa e parë e muajit do të jetë një parajsë për romancën. Kreativiteti do të jetë në majat e tij gjithashtu. Ky muaj do të jetë ideali për t’u martuar. Më 28 mars do të keni mundësinë më të mirë për të dalë e për të pasur një takim të bukur me gjysmën tuaj më të mirë. Mund të dilni edhe në 27 mars dhe hëna që po nderon ditët tuaja, do t’ju japë një sharm të parezistueshëm.

Më 31 mars do të ndizet llamba e kuqe për udhëtimet e shkurtra, kështu pas gjithë atij përqëndrimi tek financat, një arratisje në një ishull të braktisur duke shijuar diellin dhe detin do të jetë gjëja e duhur.

Por kjo arratisje nuk do të jetë aq e lehtë me gjithë ato projekte që do të keni mbi tavolinën e punës nga 17 marsi deri më 25 prill, ku nuk do të mungojnë as problemet me stafin. Nëse ja dilni të arratiseni, por merrni edhe partnerin me vete, mbase nuk do të shkoni dhe aq mirë, për shkak se e keni akoma mendjen në zyrë. Mos firmosni asnjë dokument nga data 22 deri më 15 prill.

Do të keni nevojë për pushim në fund të muajit, nëse nuk shkoni askund, planifikoni diçka argëtuese. Shkoni në një koncert, shfaqje baleti ose komedi, muze ose shihni një film. Mos u ndjeni në faj që po harroni punën për një fundjavë të këndshme.

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2018: Luani dhe Virgjëresha

Të gjithë sytë do të jeni tek ju në fillim të këtij muaji. Brenda pak ditësh do t’ju plotësohet një dëshirë, të cilën e konsideroni shumë të rëndësishme. Do të jeni duke i premtuar dashuri partnerit, ose në të kundërt, një biznes i ri do të jetë në ajër.

Hëna e plotë e 1 marsit do t’ju sjellë momente të mrekullueshme, sepse Jupiteri do ta mbështesë fuqishëm sundimtarin tuaj, Mërkurin.

Marsi do të qarkullojë edhe në sektorin tuaj të shtëpisë gjatë gjysmës së parë të marsit, duke ju shtyrë për të ndryshuar ose përmirësuar pamjen e shtëpisë. Do të kaloni më shumë kohë me familjarët dhe miqtë e zemrës. Nëse keni nevojë për një apartament të ri, mund të kontaktoni me dikë të fushës për t’ju dhënë këshillat e duhura.

Padyshim diçka është në kujdesin tuaj. Mund të jeni të ngarkuar për t’u kujdesur për ndonjë person të afërm, por këtë muaj jeta do t'ju lehtësohet paksa. Nuk do të keni aq përgjegjësi sa në fillim.

Marsi do vazhdojë t’ju ndjekë si shenjë e tokës nga 17 marsi deri më 15 maj dhe gjatë gjithë kësaj kohe do të keni në disponim argëtim, dashuri dhe kohë të lirë. Tani që Saturni ka lëvizur në sektorin tuaj të dashurisë, keni një qëndrim ndryshe ndaj dashurisë. Nëse jeni beqarë, s'do të shpresoni më që të njihni dikë, megjithëse do ta vini re se një person është i interesuar për një marrëdhënie afatgjatë dhe serioze.

Nëse jeni të martuar ose në një marrëdhënie të qëndrueshme, do të dëshironi të gjeni mënyra për t’i kthyer gjërat në favorin tuaj. Mund të dëshironi të blini një shtëpi të re, të keni një fëmijë, të ndërtoni një biznes së bashku etj.

Hëna e plotë tek Peshqit, më 31 mars, do të ndezë shtëpinë tuaj të parave. Për shembull, mund të paguani taksa, ndonjë hua studentore etj. Megjithatë mos u shqetësoni, sepse të ardhurat do të jenë në ngritje. Do të kërkoheni vazhdimisht për aftësitë që keni në komunikim. Më 28 mars, Venusi dhe Urani do të kombinohen bashkë duke ju shkaktuar një surprizë tek të ardhurat. Shumë shpejt do keni financat që keni dëshiruar.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.