
Vrasësit të John Lennon-it i mohohet sërish lirimi me kusht.
Mark David Chapman, njeriu që vrau ish-pjestarin e Beatles në 1980 jashtë apartamentit të muzikantit, ka palikuar për herë të tetë për të marrë lirimin e shumëdëshiruar me kusht. Chapman, tani 79-vjeçar, u dënua me burgim të përjetshëm (por pas vitit të 20-të të kryerjes së dënimit mund të kërkonte liri me kusht) për vrasje të shkallës së dytë në 1981. Në 22 Gusht, një bord prej 3 vetash refuzuan kërkesën e tij për të liruar me kusht. Vendimi erdhi si pasojë e shqetësimit të bordit, se mos Chapman kryente më shumë krime dhe se lirimi i tij "do të ishte i papajtueshëm me mirëqënien e shoqërisë".
Për herë të fundit, Chapman-it iu refuzua lirimi me kusht në 2012-ën me arsyen se " do e bënte të parëndësishme humbjen tragjike të jetës që ai kishte shkaktuar".
Ai mund të bëjë sërish kërkesë pas 2 vjetësh.
Burimi: Huffigton Post