Djali i Ardit Gjebreas, Joni dhe Merlina u fejuan ditën e djeshme.
Arditi postoi fillimisht një foto të të birit, ku ai dhe tanimë e fejuara e tij kishin bashkuar duart dhe në gishtin e vajzës rrinte vënë një unazë. Merlina kishte thënë “PO!”.
“Nuk ka lumturi më të madhe për një prind.”
Përveç tij, vendi nuk po e mbante as Annën.
Më vonë, Gjebrea ndau me ndjekësit një tjetër foto, ku të gjithe bashkë dukeshin “Një familje”, siç u shpreh dhe vetë ai.
Si qershia mbi tortë, ajo që argëtoi pa masë të pranishmit po dhe fansat në Instagram ishte përsëri ajo, Anna.
Te sapofejuarit ishin duke i dhënë njëri- tjetrit pak nga torta e fejesës kur u dëgjua të thuhëj:
“Nga sot e tutje do të të quaj Merlin Gjebrea.”
Fill pas kësaj kanë shpërthyer të qeshurat dhe pjestarja më e re e Gjebreajve e ka përqafuar vogëlushen.
Nuk është hera e parë që Anna bëhet protagonistja kryesore dhe të gjithë sytë e veshët drejtohen nga ajo. Në finalen e “Kënga Magjike” ajo dhe Arditi përlotën skenën me baladën “Për ty”.