Enca Haxhia sapo u kthye në çështje të showbiz-it gjerman pas postimit të reperit të njohur gjerman Nimo.
Nimo 385i publikoi në Instagram një foto montazh me me këngëtaren shqiptare, ku shkruan:
“Kam njohur një shqiptare, që po të mundesha do të martohesha me të.”
Në përshkrimin e fotos ka vënë titullin e hitit të parë të Encës: “A po t’pëlqen?”
Ne mendojmë se Encës po i pëlqen. Ajo i komentoi:
“Ti je i çmendur!”
Ajo i ka komentuar disa herë më parë Nimos tek fotot në Instagram por edhe Nimo shkruan pak çuditshëm. Reperi me origjinë iraniane kishte hedhur një foto ku shkruante:
“It will be great, zemër.” (Gjithçka do të shkojë mirë, zemër).
Dhe jo vetëm kaq; edhe Enca i komentoi: “Haha, ashtu do të shkojë”.
Pra, çfarë po ndodh? Një lidhje? Një bashkëpunim i ardhshëm? Një strategji marketingu nga Universal, me të cilën Enca lidhi kontratë?
Diçka po vjen dhe këtë e tregon komenti tjetër i saj për Nimon:
“2018-a do të jetë bombë.”
Çfarëdo të jetë, duket që po përgatiten të jenë kudo nëpër media.