Muzika

Këta 5 bukuroshë meksikanë sfiduan ‘Despacito-n’ dhe ia dolën: Kënga që po bën namin

10 Nëntor 2017

Këta 5 bukuroshë meksikanë sfiduan ‘Despacito-n’ dhe

Ju e keni dëgjuar këtë këngë, thjesht ndoshta akoma s’e dini kush e këndon.

“Reggaeton lento” (Regatoni i ngadaltë) është superhiti që po sfidon “Despacito-n” duke kaluar miliardin e klikimeve brenda vetëm një muaji.

Kujtojmë se “Despacito-s” iu desh ca kohë sa të kthehej në fenomenin që është, por kënga e 5 djemve të grupit CNCO po shikon rritje të paparë në shikimet në Youtube dhe po përhapet kudo si virus: nuk ka një ditë që të mos e dëgjosh në radio.

Videoklipi është i thjeshtë: me 5 djemtë që kërcejnë dhe këndojnë në një sallë lojërash, përpara një modeleje që personifikon vajzën që në tekst, e ftojnë të kërcejnë një “regatonin e ngadaltë”.

Këta 5 bukuroshë meksikanë sfiduan ‘Despacito-n’ dhe
"Reggaeton lento"

Skenat, madje edhe vajza, janë shumë të ngjashme me ato të videoklipit të parë të Justin Bieber-it, “Baby”, që e bëri aq të famshëm.

Këta 5 bukuroshë meksikanë sfiduan ‘Despacito-n’ dhe
"Baby"

Kopje? Më shumë duket si supersticion: teksti i këngës me një regaton të ngadaltë (edhe Despacito do të thotë, ngadalë-ngadalë) dhe klipi si i Justin-it; këta djem po kërkojnë me patjetër të sfidojnë gjithë fenomenet e muzikës që kemi parë deri tani dhe po ia dalin.

Këta 5 bukuroshë meksikanë sfiduan ‘Despacito-n’ dhe

Këta 5 bukuroshë meksikanë sfiduan ‘Despacito-n’ dhe