TV Mania

'Portokalli' ia numëron 1 më 1 të ikurve: Si ishin para famës

26 Shtator 2017

'Portokalli' ia numëron 1 më 1 të ikurve: Si ishin para
Foto marrë nga ekrani i "Top Channel" kur transmetohej spoti i "Portokalli"

“Portokalli” hapi audicionet dhe spoti publicitar kujton fillimet e disa prej personazheve më të njohur në mediat shqiptare tani, kur luanin rolet e para në “Portokalli”.

Sot, Florjan Binaj konfirmoi rikthimin në “Portokalli”, pasi fillimisht vendosi të largohej. Ai u shpreh se në një masë të madhe, janë njerëzit që e kanë vlerësuar ata që e bindën të mos e linte “Portokallinë”. (lexo këtu)

'Portokalli' ia numëron 1 më 1 të ikurve: Si ishin para

Kurse disa nga aktorët më të njohur të spektaklit, si Besart Kallaku apo më parë, Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj e Julian Deda, janë larguar tashmë nga Portokallia, njëri pas tjetrit.

'Portokalli' ia numëron 1 më 1 të ikurve: Si ishin para

'Portokalli' ia numëron 1 më 1 të ikurve: Si ishin para

Julian Deda, i cili u bë i njohur me grupin “The SHBLSH”, bëri përpara disa ditësh një postim në Facebook, ku shprehej se gjithë aktorët më të mirë janë larguar nga “Portokallia” dhe për këtë, fajëson regjisorin Altin Basha.

'Portokalli' ia numëron 1 më 1 të ikurve: Si ishin para

“Shikojini me vëmendje, disa u larguan nga pakënaqësia, disa u hoqën me arrogancë. Niuk më vjen aspak mirë për këtë që do them, por tabloja është e qartë. Nëse e vini re, nga gjithë trupa e parë e spektaklit, s’ka mbetur më njeri aty. Por përse? Gjithnjë ka patur një tendencë nga ana e regjisorit aktual dhe njerëzve të tij, për të bërë me faj aktorët e larguar, duke i quajtur mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me lloj lloj epitetesh. Të gjithë aktorët paskan qenë të paaftë dhe ky zotëria i kulluar? Të gjithë paskan qenë të këqinj dhe të regjisori ëngjëll mbi tokë? Ne ishim të paaftë apo ky ishte i paaftë që nuk e mbajti dot trupën e bashkuar? Besoj se u sqaruam!”

Kësaj deklarate, Basha iu përgjigj sot në “Wake Up”, ku tha se secili është larguar për arsyet e veta, dhe s’është e arsyeshme t’i vihet faji atij. (lexo këtu)

'Portokalli' ia numëron 1 më 1 të ikurve: Si ishin para

Një tjetër aktor që u bë mjaft i njohur në "Portokalli" është Elvis Pupa. Shumë vite pasi u largua drejt SHBA-ve, ai u kthye në "Digitalb" për emisionin "M'fal për shprehjen" në Digitalb. Dje, Pupa njoftoi përmes një postimi në Instagram se do të largohet nga "Digitalb" dhe do të nisë një program në një televizion tjetër.

Tashmë, “Portokallia” po kërkon fytyra të reja, që të mund të krijojë personazhe dhe situata të reja komike, pas rreth 12 vitesh që vazhdon pa u ndërprerë asnjë sezon.

'Portokalli' ia numëron 1 më 1 të ikurve: Si ishin para

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.