Shqipëria

Fadil Kasemi thyen heshtjen: ‘Mos u merrni me nderin e gruas që dua!'

20 Shtator 2017

Fadil Kasemi thyen heshtjen: ‘Mos u merrni me nderin e gruas që

Fadil Kasemi, vrasësi i ish-bashkëshortes, gjyqtares Fildes Hafizi, kërkoi lirimin.

Fadil Kasemi thyen heshtjen: ‘Mos u merrni me nderin e gruas që

Ai theu heshtjen në gjyq pasi avokatët e tij kërkuan arrest me afat 60 ditë, në pritje të ekspertizës mendore të klientit të tyre.

“Unë nuk mbaj mend asgjë”, u shpreh Kasemi, “U kërkoj avokatëve dhe kujtdo tjetër të mos merren me familjen time dhe as me nderin e gruas sime, të cilën vazhdoj ta dua.”

Pas krimit makabër që tronditi opinionin publik në gusht, Kasemi pranoi krimin në polici dhe u kërkoi publikisht falje fëmijëve të tij.

Pas kësaj, ndërsa zhvillohet procesi kundër tij dhe prokuroria po kërkon dëshminë e tij, Fadil Kasemi ka qëndruar i heshtur.

Vrasja e Fildes Hafizit po trajtohet edhe për padrejtësi nga ana e Gjykatës së Kavajës, e cila pas tentativës së parë të Fadil Kasemit në 2015-ën për të vrarë ish-bashkëshorten, e dënoi atë me vetëm 3 vite burg.

Fadil Kasemi thyen heshtjen: ‘Mos u merrni me nderin e gruas që

Ndërkaq, gjyqtarja dhe nëna e dy fëmijëve kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, me të cilin është ndarë 2 vjet më parë. Por 15 ditë më vonë, kërkesa e saj u tërhoq.

Burimi: “Top Channel”