Besmir Lila është 32 vjeçari që është dënuar me heqje lirie sepse përndoqi moderatoren e Top Channel, Luana Vjollca. Një përndjekje që përfundoi edhe në konfrontim fizik mes tij dhe të dashurit të Luanës, Krenar Çoçajt. Është përfunduar nga Gjykata e Tiranës gjykimi i çështjes dhe janë publikuar mesazhet me përmbajtje imponuese dërguar në numrin personal të moderatores.
Sipas vendimit, Luana është përndjekur sistematikisht nga Lila, në mënyra të ndryshme. Ai i ka dërguar Lule, mesazhem foto në celular dhe ndjekje fizike. Madje në prill të këtij viti, i dashuri i Luanës është konfrontuar në përson me përndjekësin 32-vjeçar, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
U vendos se mesazhet e mësipërme, dhe në mesazhe të tjera të dërguara në numrin personal të Luanës, konstatohen foto me përmbajtje poshtëruese, deri në përmbajtje pornografike. Besmir Lila u dënua me gjashtë muaj heqje lirie në fund të korrikut, përfitoi ulje të një të tretës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar dhe e ka konsumuar pothuaj gjithë përiudhën e dënimit në paraburgim, shkruan Panorama. Si rrjedhim, pritet të lirohet së shpejti.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Lila i ka ushtruar presion të vijuar Luanës për të nisur një lidhje dashurore me të. Ai ka kryer veprime konkrete, duke i dërguar lule, mesazhe dhe duke e ndjekur fizikisht, me qëllim realizimin e dëshirave të tij për një marrëdhënie dashurore mes tyre.
Kështu, gjykata arsyeton se Lila i ka shkaktuar me qëllim moderatores një gjendje të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake.