Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Dashi dhe Demi

2 Gusht 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Dashi dhe Demi
Susan Miller

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Dashi dhe Demi

Universi ka përgatitur surpriza të këndshme në jetën dashurore dhe atë shoqërore. Përgatituni për ndryshime me shumë gjasa pozitive, që do të sjellin zhvillime stimuluese në jetën tuaj. Diçka shumë e veçantë do të ndodhë në lidhje me një mik, një ngjarje që do ta mbani mend gjatë.

Mbase miku juaj do të martohet, ose do të nisë një jetë të re dhe ndonëse jeni të afërt, do të ndjeni se nuk do të jeni më miq në të njëjtën mënyrë si më parë. Kjo duhet t’ju përgatisë të krijoni njohje të reja, që do të sjellin gjallëri në jetën tuaj. Hëna e re e 21 gushtit do të sjellë një eklips diellor, që nënkupton nisjen e një kapitulli të ri në jetën tuaj. Ky eklips do të jetë i mbushur me entuziasëm dhe do të hedhë dritë mbi shtëpinë tuaj të romancës.

Nëse jeni vetëm, ky mund të jetë momenti ideal për të njohur dashurinë e vërtetë, sepse eklipset janë aq të fuqishme sa për të sjellë mrekulli në jetën tuaj. Nëse jeni gati për të takuar dashurinë e vërtetë, dilni dhe argëtohuni. Nuk do të jetë e vështirë për të tërhequr vëmendjen e dikujt intrigues. Lëreni universin të veprojë natyrshëm. Nëse ju pëlqen, do ta shijoni në maksimum.

Eklipsi mendohet të sjellë edhe një fëmijë në familjen tuaj, prandaj përgatituni të ndërroni pelena së shpejti. Nëse nuk jeni ende gati për një fëmijë, ju apo partneri juaj, konsideroni ngrirjen e vezëve. Bëjeni diçka të tillë në shtator. Jupieti i dhuratave dhe fatit ka qenë prej maujsh në shtëpinë tuaj të martesës dhe do të vazhdoni ta keni këtë privilegj gjatë gushtit dhe shtatorit. Nëse po frekuentoheni seriozisht me dikë, eklipsi diellor i 21 gushtit mund të sjellë një propozim për martesë. Do të ndiheni në qiell të shtatë!

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Dashi dhe Demi

Dy eklipse miqësore të këtij muaji do të sjellin ndryshime të rëndësishme në karrierën apo shtëpinë tuaj. Mos shkoni me pushime në gusht, sepse prania dhe vendimet tuaja do të jenë të rëndësishme për të drejtuar personat e tjerë. Eklipsi i plotë hënor i 7 gushtit do të sjellë një ndryshim shumë të madh në karrierën tuaj. Do të çojë vëmendjen tek gjithçka që keni bërë dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dikush nga koleget tuaja do të largohet duke surprizuar të tjerët në punë, por vendi bosh do të krijojë mundësi të mira për ju.

Reputacioni i mirë vazhdon t’ju ndjekë, do t’ju përgëzojnë dhe me gjasë t’ju ngrenë në detyrë, ose do të merrni oferta nga kompani konkurrente me tuajën. Nëse jeni të vetë-punësuar, me gjasë do të tërhiqni një klient të ri. Eklipsi i dytë i 21 gushtit do të fokusohet në shtëpinë tuaj. Eklipset diellore janë të njohura për hapjen e një rruge të re, kështu që nëse shpresoni të rinovoni kuzhinën tuaj, rifreskoni dollapët, bëni riparime në shtëpi, gjeni një shok të ri ose të zgjeroni hapsirën tuaj, ju do të merrni momentin tuaj.

Ju mund të blini një shtëpi apo apartament, ose të shisni një. Nëse jeni në një marrëdhënie serioze, mbase ka ardhur koha të konsideroni bashkëjetesën. Marsi do të sjellë pak më shumë lëvizje dhe aksion se zakonisht në jetën tuaj, mund t’ju vijnë miq në shtëpi, ose të organizoni festa. Mbani mend që eklipset shoqërohen me ndryshime të mëdha dhe zakonisht janë pozitive, kështuqë quajini këto lëvizje si investim për jetën tuaj. Marsi do të bashkëpunojë me Jupiterin në 20 gusht dhe do ta ndjeni efektin disa ditë përpara dhe pas.

Mund të zhvendoseni në një shtëpi të re ose të zgjeroni shtëpinë tuaj, të punoni me ndriçimin ose ta riarredoni. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha sa i takon jetës sentimentale, vetëm nëse zgjidhni të bashkëjetoni, ose të largoheni nga bashkëjetesa. Nëse keni nevojë për fonde të tilla si një hua hipotekare ose kredi bankare për përmirësimin e shtëpisë mund ta merrni këtë muaj. Jeta nuk mund të jetë gjithmonë e ëmbël, por kur të jetë, përfitoni plotësisht.