Shqipëria

29-vjeçari që vrau prindërit: 'Ka qenë gjithmonë i qetë derisa...'

29 Qershor 2017

29-vjeçari që vrau prindërit: 'Ka qenë gjithmonë

Pas tragjedisë së mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit ku një i ri i mori jetën prindërve, zbardhen detaje të tjera nga krimi i rëndë. Mësohet se autori, i identifikuar si Leonard Nika krahas hipotezës që ka probleme mendore, në momentin që ka kryer vrasjen ka qenë në gjendje të dehur.

29-vjeçari jetonte prej kohësh në Itali, ku gjendeshin dhe pjesa tjetër e familjes. Sipas fqinjëve ai nuk është njohur kurrë si person problematik, por që pas kthimit nga Italia, ka shfaqur sjellje të çuditshme.

29-vjeçari që vrau prindërit: 'Ka qenë gjithmonë

Sipas Panoramës, Nika jetonte bashkë me gruan dhe vajzën e tij në shtëpinë  e prindërve. Në momentin e krimit ai ka qenë vetëm me të moshuarit, të cilët janë gjetur më pas nga policia në oborrin e shtëpisë.

Të afërmit tregojnë se familja nuk ka pasur kurrë ndonjë konflikt dhe probleme delikate për të arritur deri ketu. Aktualisht, autori i krimit është nën vëzhgimin e autoriteteve, ku po pyetet rreth shkaqeve që e çuan drejt vrasjes së prindërve.