
Nisi me veshjen e Riri-t në eventin e organizuar nga Parson’s School of Design and Fashion në nder të saj. atje arjo mori një diplomë honorifike për punën e bërë në fushën e modës dhe trendeve. Këngëtarja veshi një dizenjim të Mathew Adams Dolan. I stërmadh, bezhë, mëngë të përthyera, pantallona të gjëra, këpucë të bardha me majë. Nuk është kostumi tipik që na zënë sytë rrugëve, apo faqeve të internetit. Sidoqoftë, Rihanna ia doli të tërhiqte vëmendjen e kujtdo dhe të lëvdohej për zgjedhjen e bërë.

Ditë më vonë, ajo u shfaq në publik me diçka që quhet “canadian tuxedo”. Fjalë për fjalë, përkthehet kostum kanadez dhe konsiston në dy veshje xhinsi mbi njëra tjetrën. Riri zgjodhi një palë xhinse me shtatin deri tek gjunjët dhe një xhaketë të stërmadhe me shpatulla zbuluar. Veshja hasi polemika në komente, si pozitve edhe negative. Në fund fansat binin dakort se, pavarësisht se s'u pëlqente veshja, Rihanna-s i shkonte dhe dukej e këndshme.

Këngëtarja zgjodhi të vishte ‘kostumin kanadez’ sërish pak ditë më parë. Xhinse të lirshme, mbathje me bël të lartë, xhaketë xhinsi e zbërthyer, këpucë të bardha me majë dhe një çantë “fanny pack”. Një rikthim total në vitet ’90 dhe e gjithsesi çdo gjë duket në harmoni më njëra tjetrën.