Në publikimin më të fundit nga Instituti i Statistikave vihen re qartë dallimet në pagë e arsimim mes dy gjinive.
Hendeku gjinor është 6.3%. Për ta shpjeguar më qartë: për të njëjtin pozicion pune e të njëjtat kualifikime, një grua në Shqipëri, ka një pagë 6.3% më të ulët se kolegu i saj. Shifra të tilla nuk kanë shumë sens, pasi gratë në vend janë më të arsimuara se burrat.
Burrat janë më aktivë në tregun e punës, me një pjesëmarrje prej 74%. Ndërkohë, 21% e grave deklarojnë se nuk punojnë për shkak të detyrimeve shtëpiake. Vetëm 1% e burrave zgjedhin të mos punojnë për këtë arsye.
I vetmi avantazh që kanë gratë në vend është jetëgjatësia. Gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht tre vite më shumë se burrat dhe mosha mesatare është më e vogël.
Përsa i përket moshës së martesës, mosha mesatare për gratë është 25.1 vjeç, ndërsa për burrat 30.4. Diferenca prej pesë vitesh është ruajtur në statistikat e dhjetë viteve të fundit.
Burimi: Top Channel