Ditën e sotme në emisionin Fun Club, ishte e ftuar Jetmira, motra e Danjelit, njërit prej banorëve më të lakuar në shtëpinë e Big Brother. Ajo foli veçanërisht për propozimin për martesë që vëllai i saj i bëri Fotinisë.
“Kur të dalim do martohemi. Kur të jesh 25 vjec, për nja dy vjet”, i tha Danjeli në një moment intim partneres në shtëpi. Ndërsa, mbrëmë, ai doli para banorëve për t’u dhënë atyre lajmin se në datën 20 nëntor, atëherë kur është dhe dita e tij e lindjes, do bëjnë dasmën.
Pikërisht për këtë arsye u pyet dhe Jetmira, e cila e aprovoi lidhjen Danjel-Fotini: “Më ka habitur Fotinia si nikoqire që është dhe që kujdeset vazhdimisht. Ku ka më bukur se dasmë në familje. Më mjafton ideja që ata të dy janë të lumtur. Shpresoj të vazhdojnë kështu dhe jashtë. Çifti i vetëm i vërtetë brenda shtëpisë”
Më pas, Jetmira foli për atë që ajo e mendonte si trajtim të padrejtë atë që Olti i bënte Danjelit: “Olti është munduar të ulë Danjelin dhe Fotininë. Nuk më pëlqen që nuk e thotë emrin e saj siç e ka vërtet, por i thotë Fatime. Ajo ka jetuar në Greqi dhe emrin në pashaportë e ka Fotini”
Nga ana tjetër, edhe Olti u revoltua duke thënë se nëse do shqetësohej do duhej ta bënte për faktin që e dashura e vëllait të saj “puth të tjerët për të mbrojtur Danjelin”. Ai rikujtoi momentin kur Fotinia puthi Kein dhe i tha të mos e sulmonte më partnerin e saj.
“T’i thotë që kur më mbro mua, mos e bëj duke u futur në krevatin e të tjerëve. Ruaj kunatën”, i tha opinionisti. U desh ndërhyrja e Albanës që debati midis tyre të përfundonte.