Kinema & TV

Aleksandër Gjoka gjen zërin binjak, ngjashmëri e frikshme me fierakun!

4 Maj 2017

Aleksandër Gjoka gjen zërin binjak, ngjashmëri e frikshme me

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin Top Show magazine, ishin ftuar tre musketierët e muzikës shqiptare: Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi. Gjoka ngriti zërin dhe foli mbi tendencën e artistëve të rinj për t’u bërë këngëtarë për gjashtë muaj.

“Është shkollë më vete.”-tha ai duke nënkuptuar se këngëtar nuk bëhesh për gjashtë muaj, por duhet një punë disavjeçare. Por, çudia e mbrëmjes së djeshme, ishte një tjetër person.

 

Fjorentin Dore është këngëtari nga Fieri që ka zë identik me Aleksandrin. Ai u fut në skenë duke kënduar këngën “Zemra e një gruaje”, por vendosi në dyshim edhe vetë Gjokën, i cili po shihte përqark për të dalluar nga vinte zëri. Shikojeni videon këtu. Fjorentini, i njohur ndryshe si Fjori, dallohej për tingujt që shprehin qartë faktin që ai nuk imitonte, sepse ngjashmëria vinte në mënyrë natyrale. Këtë gjë e konfirmoi dhe vetë Sandri. Epo, që kishim patur dy Gjoka gjithë këtë kohë, nuk e dinim.

“Gjetëm zgjidhjen në rast se i ndodh ndonjë gjë Aleksandrit.”-tha Makashi me shaka.