U prit me padurim por edhe plot skepticizëm. “Winnetou” me protagonist Nik Xhelilajn nuk arriti të mposhtte variantin e vitit 1963 që e ktheu aktorin kryesor Pierre Brice në ikonë. Siç raporton media gjermane “Handelsblatt”, filmi televiziv me tre seri dhe një buxhet 15 milionë eurosh pati vetëm 2.97 milionë shikues në kanalin RTL.
E megjithatë askush nuk e mohon se Nik Xhelilaj është në superformë. Për rolin e Winnetou-së, aktori mbajti një dietë të rreptë dhe bëri shumë stërvitje në palestër. Tani, duket më joshës se kurrë në tapetet e kuq që sa vijnë e shtohen për të.
Xhelilaj ishte i ftuar në eventin “Burri i vitit” i revistës “GQ” gjermane në nëntor të 2016-ës. Sa për fillim, shikoni sa i shkon kostumi i zi:
Vazhdojmë me këtë dalje shumë piratesque në tapetin e kuq të Berlinales në shkurt: golfi gri është zgjedhja e duhur.
Pak më vonë në shkurt ishte i ftuar edhe në eventin e inaugurimit të argjendarisë luksoze “Wempe”, sepse përse jo:
Dhe mbrëmë, në premierën e filmit “Tiger Girl”, ku edhe pse nuk ka një rol i rri mirë ai xhaketa e zezë e lëkurës:
Dhe me siguri të tjera do të vijnë, sepse përfundimisht Nik Xhelilajn gjermanët e duan në tapetin e kuq!