Celebrity

Belen Rodriguez preket te ‘C’e posta per te’: Edhe unë kam qenë e varfër

23 Janar 2017

Belen Rodriguez preket te ‘C’e posta per te’: Edhe unë

E ftuar në emisionin “C’e posta per te”, Belen Rodriguez u emocionua së tepërmi teksa rrëfeu për fëmijërinë e saj të vështirë. Në studion e emisionit, ajo u përball me një çift në vështirësi të shumta ekonomike.

“Kur dëgjova historinë tuaj, nuk mund të mos më kujtohej e imja. Ne ishim një familje shumë e varfër. Në një pikë të caktuar, babai nuk mundej më as të paguante qiranë, ndaj shkuam tek gjyshërit. Unë flija me tim vëlla në një krevat marinarësh dhe krah nesh, flinin prindërit tanë. Nuk kishin dhe aq shumë privatësi.”- rrëfeu e prekur prezantuesja argjentinase në studion e emisionit, teksa i ftuari krah saj, e dëgjonte i përlotur. Ndiqni videon:

Burimi: Corriere.it