Social Buzz

Lista e portaleve më të lexuara tregon situatën e vërtetë të medias në Shqipëri

18 Janar 2017

Lista e portaleve më të lexuara tregon situatën e

Interneti vërtet ka hyrë me shumë vonesë në Shqipëri, por sot mediat online po shtohen me shpejtësinë e dritës. Këtë e vërteton raporti i ri i Institutit Shqiptar të Medias për mediat online në Shqipëri, ku sipas renditjes së Alexa-s, vihet në dukje një dyndje e mediave shqiptare drejt formatit online. 

Renditja e mediave 45 më të lexuara për vitin 2014 dhe ajo për vitin 2016 ndryshon kryekëput; shumë media që dy vjet më parë renditeshin ndër më të lexuarat tani nuk figurojnë më. Nga ana tjetër, portale që më parë nuk ekzistonin, tani janë ndër më të lexuarat. Lista bazohet në renditjen e motorit statistikor Alexa, një prej më të besueshmëve për uebsajtet në të gjithë botën.

Lista e portaleve më të lexuara tregon situatën e

Anabel.al përfshihet në mediat me më shumë ngjitje në numrin e lexuesve gjatë dy viteve të fundit. Në 2014-ën, Anabel.al hyri në 20-shen e mediave online më të lexuara, duke u renditur e 19-a. Kurse në 2016-ën renditet 13 vende më lart, e 6-a ndër mediat më të lexuara online në Shqipëri. Rritje ka pasur edhe faqja e Anabel Facebook, tashmë e ndjekur nga 319.468 njerëz (18 janar 2017).

Lista e portaleve më të lexuara tregon situatën e

Sikurse edhe theksohet në raportin e Institutit Shqiptar të Medias, Anabel.al ka pasur një rritje konstante që nga viti 2012 kur kaloi nga formati i printuar vetëm në format online, duke u ngjitur gradualisht në renditje.

”Në rritje konstante nga viti në vit ka ardhur edhe revista tjetër online anabel.al. Brenda tre vjetësh që nga koha e krijimit në nëntor të vitit 2012, revista ka mundur të kapërcejë shkallët në renditje dhe të jetë aktualisht e gjashta mes mediave shqiptare online më të vizituara, duke u regjistruar gjithashtu edhe si një rast suksesi. Anabel nisi si një revistë e printuar dhe më pas krijoi edhe faqen e vet institucionale në Facebook e cila deri më 9 tetor 2016 arriti të grumbullojë një numër prej 303 327 fansash.

Websajti i revistës u krijua një vit pas botimit të versionit të printuar. Themeluesja e Anabel, Dalina Buzi me këtë rast shkruan: “Së bashku me Impuls Agency që e krijoi dhe e dizenjoi këtë portal, ne donim të sillnim një faqe që të përmbante më të mirat e Anabelit: të kishte elegancën e dizajnit që e dalloi revistën nga të tjera në treg, të vijonte të sillte të njëjtën cilësi e shumëllojshmëri në përmbajtje si dhe të krijonte një komunitet, ku zëra të ndryshëm do të gjenin veten në tema të ndryshme, ashtu siç ka ndodhur për vite në faqen tonë në Facebook.”

Aktualisht përveç themelueses Dalina Buzi, botues të anabel.al janë edhe Gjergj Kalaja dhe Bledar Sema. Të ardhurat për financimin e revistës vijnë kryesisht nga reklamat”.

Lista e portaleve më të lexuara tregon situatën e
Lista e portaleve më të lexuara tregon situatën e

Në fillim të janarit, Idra Media renditi Anabel.al si sajtin me më shumë reklamues në Shqipëri. (lexo këtu)

Rënie të ndjeshme ka pësuar Top-channel.tv, që më parë kryesonte renditjen e Alexa-s kurse tani, ndodhet në vend të 17. Tani në vend të parë renditet Jetaoshqef, e ndjekur nga Noa.al dhe Tvklan.al, që ka pësuar një ngjitje të konsiderueshme me plot 21 vende.

Ajo që theksojnë studiuesit Ilda Londo dhe Rrapo Zguri, është se edhe lexuesit tashmë po priren drejt medias në internet. Kjo ka bërë që shumë media, të cilat sikurse Anabel kanë qenë të printuara, të krijojnë formatin e tyre online. Por tendenca e viteve të fundit ka qenë hapja e mediave direkt në internet, e njohur me termin “digital native media”. Në renditjen e dy viteve më parë vetëm 18 nga 45  ishin media vetëm online, kurse këtë vit, situata është përmbysur: 28 media janë portale online kurse 17 të tjerat, janë uebsajte që operojnë paralelisht me një media mëmë tradicionale, si radio, televizion apo revistë e printuar.

Lexoni këtu publikimin e plotë të Institutit Shqiptar të Medias.