Çfarë po ndodh rreth nesh

I kërkoi të dashurit të riktheheshin: Ja si po e kalon e vetme shtatzëninë Florida

26 Dhjetor 2016

I kërkoi të dashurit të riktheheshin: Ja si po e kalon e vetme

Florida Mersela është vajza nga fshati i Klosit, e cila u bë protagoniste në emisionin “Me zemër të hapur” përmes historisë së saj të vështirë. Pasi mbeti shtatzënë, ajo i kërkoi të dashurit të saj të kthehej. E refuzuar nga ky i fundit, Florida përjetoi momente të vështira, jo vetëm gjatë transmetimit të emisionit, por edhe pas tij.

Balkan Web shkruan sot se janë rritur shpresat për vajzën e re. E përkrahur nga një qendër për femrat e braktisura, 20-vjeçarja shijon shtatzëninë në muajin e tetë.

“Gjithçka  e kam bërë për gocën. Dua që ta rris mirë, se kam vuajtur vetë. S’kam bërë asnjëherë gabim. Kërkova një familje të lumtur. Kërkova familje për princeshën time të vogël”, u shpreh Florida.