Kinema & TV

'E Bukura dhe Bisha' merr një dimension të ri: Personazhet, tani në trup njeriu

3 Nëntor 2016

'E Bukura dhe Bisha' merr një dimension të ri: Personazhet,

U publikuan fotot e para zyrtare të filmit të ri "E Bukura dhe Bisha". Projekti madhështor i Disney-t po pritet me padurim prej më shumë se një viti dhe pamjet e para janë po aq magjike sa mund t'i kishit përfytyruar.

Emma Watson është fytyra e re me të cilën do të identifikoni tani "Të Bukurën" (Belle). Me një fustan të mrekullueshëm të verdhë, flokët me një kapje të thjeshtë, ajo do të vallëzojë me Bishën brenda mureve të pallatit gjigand.

'E Bukura dhe Bisha' merr një dimension të ri: Personazhet,

Në rolin e Gastonit është aktori Luke Evans.

'E Bukura dhe Bisha' merr një dimension të ri: Personazhet,

Dhe natyrisht, kur kujtojmë "Të Bukurën dhe Bishën", ndër të parët që na vijnë ndërmend janë personazhet simpatike të orendive shtëpiake: çajniku, ora, qiriu. Disney mori vendimin e duhur për t'i mbajtur, duke rikrijuar dizajnin e tyre.

'E Bukura dhe Bisha' merr një dimension të ri: Personazhet,

Ndërkaq, personazhi më i fuqishëm, ai i Bishës me zemër të brishtë, luhet nga Dan Stevens. Ja si do ta shikojmë Bishën në këtë realizim të ri:

'E Bukura dhe Bisha' merr një dimension të ri: Personazhet,

Kevin Kline luan rolin e babait të Të Bukurës, njeriut për të cilin ajo vendos të flijojë veten duke shkuar tek shtëpia e Bishës.

'E Bukura dhe Bisha' merr një dimension të ri: Personazhet,'E Bukura dhe Bisha' merr një dimension të ri: Personazhet,

Filmi nën regjinë e Bill Condon do të shfaqet në kinematë botërore në mars të 2017-ës.

Burimi: Entertainment Weekly