Ka një faktor kyç në klimën e vendit tonë, që siç duket, u jep ‘fuqi të mbinatyrshme’ njerëzve, ndryshe nuk ka sesi të shpjegohen sukseset e njëpasnjëshme që po korrin shqiptarët në botë. Këtë herë është Shpresim Ahmeti, 18-vjeçari që ka habitur jurinë e “The Voice Germany” me interpretimin e shkëlqyer të hitit të James Brown: “This is a Man’s World”.
Ahmeti, aktualisht student në Gjermani, kapi notat e larta me saktësi të pabesueshme dhe ndërthuri zërin në një mënyrë të tillë, që anëtarët e jurisë mendonin se fshiheshin dy persona pas shpinës së tyre. Bukuroshi shqiptar jo vetëm ngriti në këmbë publikun dhe emocionoi familjarët që e prisnin në prapaskenë, por tërhoqi dhe vëmendjen e mediave gjermane me performancën e tij mbresëlënëse.