Social Buzz

Ata e refuzuan se ishte ndryshe, por nëna e tij nuk u dorëzua!

26 Tetor 2016

Ata e refuzuan se ishte ndryshe, por nëna  e tij nuk u dorëzua!

Ndonëse djali i saj u refuzua për të qenë pjesë e fushatës publicitare të një linje veshjesh, Meagan Richter Nash nuk u dorëzua.

Nëna nga Georgia dërgoi fotografitë e vogëlushit kur agjensia e reklamave nxorri njoftimin se ishte duke kërkuar imazhin e një fëmije 15-muajsh. Megjithatë, ajo u shokua kur mori si përgjigje: “Në nuk kemi kërkuar një fëmijë me nevoja speciale”.

Ata e refuzuan se ishte ndryshe, por nëna  e tij nuk u dorëzua!

Ajo që e revoltoi Meagan ishte fakti që në të vërtetë kompania nuk e kishte specifikuar këtë kërkesë, por e kishte marrë atë si të mirëqenë. Megjithatë, ajo nuk hoqi dorë! Një ditë më vonë publikoi në Facebook fotografitë  e vogëlushit duke shkruar: “Ne nuk do dorëzohemi. Ky djalë bukurosh do i tregojë botës se cila është fytyra e vërtetë e bukurisë. Do na pëlqente shumë të ishim imazhi i OshKosh B’gosh”.

Shumë shpejt, pamjet u bënë virale. Ato u shpërndanë nga më shumë se 120,000 njerëz duke e nxitur firmën e njohur që të kontaktonte me nënën për të lidhur me të një kontratë.