
Rozana Radi duket se po kalon një periudhë fantastike në marrëdhënien që është munduar ta mbajë larg kamerave.
Këngëtarja dhe tekstshkruesja shqiptare, nuk ka dhënë detaje për lidhjen e saj të re, apo identitetin e mashkullit që tashmë është bërë pjesë e rrëndësishme e jetës së saj. Por, pavarësisht përpjekjeve të saj, paparacët kanë arritur të fotografojnë çiftin gjatë pushimeve të tyre në Dhërmi.
Gazeta Panorama ka publikuar pamjet e Rozanës dhe të dashurit, Shpëtimit, teksa relaksohen në shezllonet e plazhit që kanë vendosur të kalojnë këto ditë gushti.
Ndonëse Rozana është treguar e rezervuar për jetën e saj personale, mediat kanë arritur të zbulojnë se i dashuri i saj është oficer gjyqësor në Prokurorinë e Tiranës.