Showbiz dhe TV

Blero i kundërpërgjigjet Afronës? 'Ata që heshtin kanë shumë për të thënë'

5 Gusht 2016

Blero i kundërpërgjigjet Afronës? 'Ata që heshtin

Blero ka ruajtur një lloj heshtjeje publike pas publikimit të lajmit të ndarjes nga Afrona Dika. Ndërsa modelja ka pasur shumë për të thënë pas ndarjes nëpër rrjetet sociale (lexo këtu), Blero nuk ka shprehur asgjë të drejtpërdrejtë, përpos një fotoje me kostum ku shkruante 'as s'e kam ndërmend' (shiko këtu).

Por një postim i fundit i tiji në Instagram mund të kuptohet si një përgjigje ndaj postimeve të shumta të Afronës; Blero ka shpërndarë një shprehje që thotë se pikërisht ata që heshtin, janë ata që kanë më shumë për të treguar:

'Ata që heshtin për një gjë, kanë për të thënë shumë për të'

Deri më tani nuk ka pasur asnjë shpjegim nga ana e të dyve për arsyet e ndarjes. Ishte thënë se ata do të zhvillonin vitin e ardhshëm ceremoninë e martesës, derisa erdhi ndarja e beftë.