
"Ishte vetëm 16 vjeç kur provoi se çdo të thoshte të ishe klandestin. I arratisur nga Shqipëria ku kishte parë vetëm luftë dhe mjerim, ai kërkonte, si gjithë të tjerët, një jetë më të mirë" kështu nis shkrimi i Elisabetta Andreis, gazetares së "Corriere della Sera", dedikuar Uljan Sharkës, shqiptarit që zotëron një biznes prej 25 milionë eurosh.
Kjo është një histori që nis si historia e çdo emigranti shqiptar, por që vazhdon si historia e një njeriu që luftoi dhe sfidoi fatin. Uljani mbërriti në Itali në vitin 2008, ndonëse ëndërronte të shkonte në Londër. Aty u arrestua nga karabinierët të cilët e dërguan në një kamp minorenësh. Mirëpo kjo nuk e dekaroi djaloshin, i cili pranoi të punonte falas si barist dhe më pas si shitës në një dyqan kompjuterësh. Aty lindi dhe pasioni për informatikën, pasion të cilin e kultivoi vetë duke mësuar privatisht.
"Sot, 7 vite më pas, Uljan Sharka ka themeluar 'iGenius', një start up i cili u cilësua si një nga më premtuesit në nivel botëror gjatë "Festivali Lions të inovacionit" në Kanë. 8 muaj më parë ai punonte vetëm, por brenda një periudhë shumë të shkurtër arriti të punësonte 25 të rinj në sipërmarrjen që ka ngritur. Sharka është duke punuar vazhdimisht me projekte të reja, njëri prej të cilëve është dhe 'Crystal', një softuer që do revolucionalizojë botën e marketingut dixhital. Me 'Crystal' mjafton të pyesësh (si me Siri-n), se cili postim, ngjyrë apo hashtag ka patur më shumë sukses. Sëbashku më këto të dhëna, 'Crystal' ofron dhe sugjerime apo këshilla për të përmirësuar mënyrën e të bërit marketing. Softueri duhet të jetë i jashtëzakonshëm përderisa akoma pa u publikuar, gjigandët e investimit në informatikë dhe media kanë nisur ta prenotojnë. Ai është një 'peshkaqen' i këtij biznesi , gjë që të cilën e tregon dhe mbiemri i tij. Mjafton t'i heqim një 'a' për ta kuptuar që ky 24 vjeçar me xhaketë blu elegant dhe këpucë tenisi është 'një peshkaqen', në kuptimin e mirë"tregon Elisabetta Andreis, autorja e shkrimit.
Në Shqipëri punonte që 13 vjeç ndërkohë që edhe studionte. Pavarësisht që i kishtë të gjitha nota dhjeta, e la shkollën e mesme përgjysëm për t'u larguar. "Doja të nisja diçka të madhe që të ishte e imja dhe atje nuk kisha asnjë mundësi për ta bërë" tregon Uljani. Kur në vitin 2012 krijoi "iGenius" me kursimet e veta, ata që e vizitonin në zyrë mendonin se do gjenin aty dhjetra punonjës, por në fakt ishte vetëm Uljani që e mbantë biznesin në këmbë. I bënte të gjitha vetë: Teknikun, inxhinierin, financierin dhe konsulentin
Sepse kush e njeh mirë Uljanin e di që ai flet pak si Mark Zuckerberg. Edhe vizionin për të ardhmen e ka si ai. Në planet e tij nuk mbizotëron pasuria, por shfrytëzimi i të gjitha mundësive. Sharka ka kuptuar që filozofia e jetës është e tillë: Mundësitë janë aty, thjesht duhet të shfrytëzohen në mënyrën e duhur.