Fashion News

Doni të bëni një investim me mend? Blini një çantë Chanel

17 Qershor 2016

Doni të bëni një investim me mend? Blini një

Nëse ju duhej një tjetër justifikim për të kursyer para në mënyrë që të bëni tuajën një çantë Chanel, jemi këtu për ju. Në daljen e saj të parë në treg në vitin 1955, çanta më e vjetër dhe me stilin ikonik të Chanel, The Flap Bag modeli 2.55, kushtonte vetëm 220 dollarë. Gjatë viteve ’90, çmimi i saj kapi shifrën 1’150 dollarë ndërkohë që në ditët tona, kjo çantë kushton plot 4’900 dollarë. Po, po! E lexuat mirë! Në vetëm 6 vitet e fundit, vlera e saj është rritur me 70% duke e bërë atë një investim të vërtetë.

Në një studim të kryer nga “Baghunter”, një prej ëebsite-ve më të njohur për shitjen e çantave të luksit të dorës së dytë, janë analizuar potencialet investuese të modelit Flap 2.55. Siç ka thënë drejtorja ekzekutive e ëebsite-it, ky trend vlen edhe për modelet e tjera të njohura të Chanel në përgjithësi, veçanërisht për modelin Boy, që është një nga stilet më të dashur të viteve të fundit.

Shfletoni galerinë për të zbuluar të gjitha modelet e Chanel që mund t’i gjeni në “Via Anabel” me çmimet më të mira në tregun e çantave të luksit të dorës së dytë.

Burimi: Fashionista/ Përshtati: Kristi Tashi