
Akuzat se kush ka kopjuar kë përsa i përket instalacionit të luleve dhe editorialeve të "Bordo" nga Enada At'Nikolla dhe "Mushrooms" nga Bora Kokëdhima vazhdojnë të marrin kundërpërgjigje nga palët e përfshira. Direkt pas reagimit të Bora Kokëdhimës e cila ka shprehur nëpërmjet një postimi se akuzat e bëra nga revista “Bordo” për editorialin “Mushrooms” do t’i zgjidhte në mënyrë ligjore (lexo këtu) edhe Enada At’Nikolla ka vendosur të flasë publikisht rreth kësaj çështjeje.Ajo ka bërë një sërë postimesh në Instagram dhe Facebook ku shpreh variantin e saj. At’Nikolla ka ritheksuar se ajo i referohet kopjimit të editorialit dhe se nuk e frikëson aspak zgjidhja ligjore e këtij problemi.
“Unë ju drejtohem hapur, kush nga ju e bëri, Endrit Mërtiri apo Bora Kokëdhima? Më akuzon se të kam kopjuar ty, me foton që ke bërë në 2014-ën. Por, në fakt po të them që për këtë rast, ti ke kopjuar foton e VOGUE UK 1992. (Fotograf: Patrick Demarchelier, Modele: Christy Turlington). Atëherë kur kjo foto është bërë (1992) ti sapo ishe lindur (1991) dhe mosha më bën të mendoj që nuk kishe prekur ende aparat me dorë! Kapelet lule nga unë janë krijuar në përshtatje perfekte me veshjet, të paraqitura në editorialin e parë për BORDO, dhe sot e kësaj dite janë ende kopje unike në të gjithë botën! Ato janë kopje unike, dhe ti Endrit, e di sesa më je lutur për t’i marrë dhe fotografuar!!! Edhe diçka! Zyrat juridike operojnë edhe pranë bizneseve tona! Faleminderit për kohën! Nga Enada At'Nikolla”
Shfletoni galerinë
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.