Celebrity

Ndodhi dasma më e përfolur në Meksikë! Martohet aktorja e famshme!

23 Maj 2016

Ndodhi dasma më e përfolur në Meksikë! Martohet aktorja e

Tani quajeni Eva Baston. Komediania e njohur u martua me të fejuarin e saj, Jose Baston, në një ceremoni intime në Valle De Bravo, Meksiko, më 22 maj 2016. Fishekzjarre, të ftuar të famshëm dhe një fustan i dizenjuar nga Victoria Beckham, ishin disa nga detajet e ceremonisë më të përflour në Meksikë.

Në kopshtin tonë, rrethuar nga të ftuar të paktë, njerëz që ne i duam, Pepe dhe unë vumë kurorë’, shkroi aktorja në Instagram-in e saj. Miqtë e afërt të pranishëm në dasëm, përfshinin Melanie Griffith, Ricky Martin, apo David e Victoria Beckham. Victoria, si një mikeshë e afërt e Eva-s, i dedikoi asaj disa fjalë të veçanta:

‘Urime Eva Longoria! Gruaja më e bukur, më e zgjuar që kam njohur. Ndihem e nderuar që mund të të quaj shoqe! Çfarë dite e mrekullueshme, mbushur plot dashuri!’ Victoria nuk ishte e ftuar thjesht si një mike e ngushtë në këtë dasëm; ajo kishte dizenjuar fustanin e nusërisë; një fustan i bardhë, i thjeshtë, në formë sirene.

Eva ishte e qeshur gjatë gjithë dasmës, ashtu si bashkëshorti i saj, Jose Baston, presidentit të televizionit më të madh meksikan, Televisa. ‘A mundej të ishte më i pashëm se kaq?’, ka shkruar Eva në foton e tyre të martesës, ku duken të buzëqeshur drejt altarit. Martesa e tyre kulmoi në një spektakël fishekzjarresh; edhe pse ishte një ceremoni intime, këtë moment patën mundësi ta shijonin të gjithë.

Burimi: People/ Përshtati: Genta Hodo