Çfarë po ndodh rreth nesh

Zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së

6 Maj 2016

Zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së

Radio Televizioni Shqiptar tashmë ka një drejtor të ri dhe në krye të këtij institucioni, është zgjedhur Thoma Gëllçi. Nga 11 anëtarët e këshillit drejtues të RTSH-së, 7 prej tyre votuan pro kandidaturës së Gëllçit, i cili garonte së bashku me Petrit Malajn.

Ish-kryeredaktori i gazetës “Zëri i Popullit” është kthyer nga Amarika vetm pak kohë më parë dhe ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Martin Lekën.

Burimi: News 24/ Përshtati: Kristi Tashi