Showbiz dhe TV

Blerim Destani 'në arrati' nga femrat: 'Ja pse nuk martohem!'

1 Maj 2016

Blerim Destani 'në arrati' nga femrat: 'Ja pse nuk

Më 5 maj fillon shfaqja e filmit 'Frauen' (Femrat) në kinematë gjermane dhe zvicerane. Në këtë film aktori shqiptar Blerim Destani luan rolin e një shqiptari nga Maqedonia në arratisje nga gruaja e tij, të cilën e lë në altar (lexo këtu)

Destani, së bashku me aktorët e njohur në krah të të cilëve luan, Heiner Lauterbach dhe Martin Brambach, kanë dhënë një intervistë për gazetën gjermane 'Bild'. Nisur nga subjekti i filmit, ata janë rrëfyer marrëdhënien e tyre 'të vështirë' me femrat, dhe çfarë i tremb tek ato.

'Ju nuk jeni i martuar, zoti Destani. A keni frikë nga femrat?' është pyetur ai nga Bild. Destani është përgjigjur duke 'ua lënë' atyre fajin, pasi shumë prej tyre, siç thotë ai, kanë frikë nga martesa:

'Është e vështirë në kohët e sotme të gjesh njeriun e duhur. Shumë frikësohen nga përgjegjësitë që mbart martesa në vetvete'
Mirë e thotë! Veçse në film, është ai që arratiset prej gruas.

Burimi: Bild/ Përgatiti: Genta Hodo