Çfarë po ndodh rreth nesh

Përveç anglishtes, ja cilën gjuhë duhet të filloni të mësoni!

18 Prill 2016

Përveç anglishtes, ja cilën gjuhë duhet të filloni

Parlamenti Europian ka sugjeruar gjuhën turke si gjuhë zyrtare të Bashkimit Europian, nisur nga iniciativa e presidentit grek të Qipros, Nicos Anastasiades.

Sipas raportit të progresit për vitin 2015, Parlamenti Europian mirëpret iniciativën e Anastasiades për të bërë turqishten gjuhë zyrtare të BE-së, dhe nxit palët për përshpejtimin e këtij procesi. Anastasiades ka lobuar që gjuha turke të behet e 25-ta gjuhë zyrtare, për t’i paraprirë bashkimit të Qipros.

Ishulli mesdhetar është ndarë në dy pjesë që prej vitit 1974, pasi Turqia ndërhyri në pjesën veriore për të ndaluar tentativat e bashkimit të ishullit më Greqinë. Dy komunitetet, ai vendas dhe ai grek, rifilluan bisedimet për paqe pas 40 viteve ndarje. Dy liderat, Anastasiades dhe Mustafa Akinci, kanë shprehur dakordësinë për të arritur bashkimin brenda vitit 2016.

Burimi: Daily News Hurriyet /Përshtati: Ergisa Bejkollari