
Proçedurat që duhet të ndjekin shqiptarët për të punuar dhe qëndruar më pas në Gjermani, janë shpjeguar ditën e sotme nga zëvendës ambasadorja gjermane në Shqipëri. E ftuar në emisionin 7pa5 në Vizion Plus, ajo ka shpjeguar dokumentacionin dhe procesin në të cilin duhet të kalojnë të interesuarit.
Sipas ligjit gjerman, që nga 1 janari i vitit 2016, Rregullorja e re për vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe vendi ynë, shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të aplikojnë për punë në Gjermani. Sigurisht që përparësi kanë shtetasit gjermanë, më pas ata të vendeve anëtare në BE. Fillimisht, individët duhet të gjejnë një vend pune dhe pasi të kenë nënshkruar kontratën e punës, duhet ta dorëzojnë kopjen origjinale të kësaj të fundit në ambasadën gjermane në Tiranë. Brenda dy javësh do të merret përgjigja. Gjuha gjermane nuk është një kusht, Azili ekonomik nuk ekziston që do të thotë se të gjithë shtetasit shqiptarë duhet të marrin përsipër vetë akomodimin dhe dhe çdo gjë tjetër që u duhet gjatë kohës që do të qëndrojnë atje.
Gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, aplikuan 600 persona, prej të cilëve 200 janë pranuar dhe 100 janë refuzuar.