Social Buzz

Çfarë bën ky flamur shqiptar në mes të Parisit?

8 Prill 2016

Çfarë bën ky flamur shqiptar në mes të Parisit?

Shqiptarët që banojnë në Paris apo edhe ata që janë aty për turizëm, me siguri duhet të jenë ndier vërtet krenarë teksa kanë parë në karuselin gjigand në Place de la Concorde, flamurin shqiptar.

 Për më tepër për faktin që një gjë e tillë, ndodh në kuadër të një eventi tepër të rëndësishmë të botës së sportit, siç është kampionati europian i futbollit.

Në kuadër të atmosferës së nisjes së kampionatit që do të zhvillohet në Francë, kabinat e karuselit  janë dekoruar me imazhet e disa modelëve, në fytyrat e së cilëve janë pikturuar flamujt e vendeve jesëmarrëse në kampionatin Euro 2016. Dhe flamuri i Shqipërisë, është vednosur pikërisht midis atij të Gjermanisë dhe flamurit të Spanjës.