
Ju keni punuar shumë fort në karrierën tuaj për të provuar talentin tuaj dhe tani me fundin e vitit 2015, ju keni mbërritur në fundin e një periudhe karriere 2-vjeçare të vështirë. Saturni, planeti mbikëqyrës ka zhvendosur shtëpinë tuaj të 10-të të nderimeve, cmimeve, arritjeve dhe famës ndërsa ndodhet te Akrepi dhe kjo është pjesa më e rëndësisshme e renditjes për avancimin profesional prestigjioz.
Ju e vlerësoni lirinë, sepse sundimtari juaj është Urani- planeti i rebelimit, krijimtarisë, individualitet dhe të papriturave, por Saturni, planeti mbikëqyrës, ka ulur mbështetjen, ka kufizuar mundësitë tuaja, dhe ju ka detyruar të përqëndroheni në karrierën tuaj. Ju e keni bëri këtë, jo vetëm për personin ambicioz që ju jeni, por edhe sepse keni ëndërruar prej kohësh të krijoni një emër të madh për veten tuaj. Në të vërtetë, 3 vitet e fundit ishin një kohë kritike për ju, pasi Saturni hyri në zonën e karrierës tuaj prestigjioze në tetor të 2012-ës dhe ju ka detyruar ju në këtë shtëpi për pjesën më të mirë të 3 viteve.
Ju keni punuar me zell me Saturnin, sepse ju e dinit që Saturni do t'ju tregonte hapat që kishit nevojë të ndermerrnit për të materializuar ëndrrat tuaja. Asgjë nuk ndodh shpejt me Saturnin - Saturni na mëson se është e rëndësishme të dimë rregullat dhe t'i ndjekim ato, dhe të mos kaloni ndonjë hap shkurtimisht. Kur më në fund Saturni u largua nga sektori juaj i karrierës në mes të shtatorit të 2015-ës, ju jeni në gjendje të merrni frymë- presioni mori fund dhe lehtësimi ishte i këndshëm dhe i pëlqyeshëm.
Saturni na tregon se arritjet duket të jenë ato të cilat ju jeni krenare që janë dhe ato që qëndrojnë si shtylla që mbështesin shumë jetën tuaj përgjithmonë. Fushat e tjera të jetës, si për shembull romanca, mund të jetë lënë pak pas dore në të kaluarën, ndërsa tani ju jeni duke kërkuar për pasjen e një aftësie për të krijuar një jetë shumë më të balancuar për veten tuaj.
Një ndër shenjat dalluese të vizitës së Saturnit është se Saturni nuk jep shpërblime gjatë periudhës së testimit, por gjithmonë do të lërë një dhuratë nën derë pas largimit të tij, si falenderim për bashkëpunimin me trajnimin e tij rigoroz. Ju mund të keni marrë një promovim prestigjioz apo ofertë për një punë të re nga një firmë konkurruese në nëntor të 2015-ës, por nëse nuk e keni marrë ende, duket se do ta merrni në 2016-ën. Edhe pse Maji i ardhshëm do të jetë një pikë e mundshme shpërblimi, ju keni të ngjarë të merrni një ofertë shumë më të mirë në Hënën e Re të 30 tetorit, 2016. Ju jeni gati për të marrë më shumë përgjegjësi dhe të pasur një pozicion me ndikim më të madh. Gjithë puna juaj e madhe do t'ju çojë drejt diçkaje të madhe këtë vit, me një 2017 që pritet të jetë një vit edhe më i madh për shpërblimet në karrierë.
Tashmë Saturni ka ecur përpara në shtatorin e kaluar dhe nuk do të rikthehet në shtëpinë tuaj të 10 të karrierës për gati 3 dekada, deri më nëntor të 2041. Pritja e Saturnit në shtëpinë e 11-të, ku Saturni do të jetë deri më dhjetor të 2017-ës do të jetë një vend i lehtë për ju për t’u marrë vesh me Saturnin. Shtëpia juaj e 11-të sundon shoqërinë dhe grupet shoqërore.
Ju mund të thirreni për të ndihmuar një mik në krizë dhe nëse jeni të gatshëm t'i zgjasni dorën, kini parasysh se miku juaj mund të ketë nevojë -për mbështetjen tuaj për një vit ose më shumë. Ai ose ajo do të jetë shumë mirënjohës për kujdesin tuaj, duke qenë se nuk ka askënd tjetër ku mund të mbështetet. Ju do të fitoni rritje të madhe personale nëpërmjet kësaj përvoje.
Nëse jeni zhvendosur në një qytet tjetër që prej shtatorit të vitit që shkoi, Saturni që ka qenë tashmë në këtë shtëpi të njerëzve/ eventeve/ miqësive dhe grupeve, mund të ketë bërë që të keni pasur vështirësi në bërjen e miqve të rinj, një situatë e përkohshme që mund të zgjasë 1 ose 2 vjet. Kjo për shkak se ju keni punuar me orë të zgjatura dhe nuk keni pasur kohë për t'u socializuar, ose sepse ju nuk keni qenë në gjendje të gjeni njerëz që kanë interesa të përbashkët me ju. Jepini kësaj here, i dashur Ujor- ju jeni një mjeshtër i bërjes së miqve dhe me kohën gjërat do të përmirësohen.
Me Saturnin në këtë pjesë të kartelës suaj, ju mund të dilni vullnetarë për një organizatë humanitare për të promovuar një kauzë të dashur për ju, ose ju mund të bashkoheni në një organizatë profesionale për të marrë një pozitë lidershipi. Ujorët kanë në ADN-në e tyre dëshirën për ta bërë botën një vend më të mirë, kështu që ndoshta ju mund të doni të dilni vullnetar për një organizatë, të ndihmoni një kandidat politik, pikëpamjet e së cilit përputhen me tuajat dhe të ndihmoni atë person të fitojë zgjedhjet.
Këtë vit, me Saturnin në shtëpinë tuaj të 11-të, ju mund të ndihmoni njerëz që janë më të moshuar se ju, por do të fitoni shumë nga këshillat dhe përvoja e tyre. Kjo mund të zbatohet edhe në jetën tuaj romantike- personi që mund të njihni mund të jetë më i madh se ju (7 ose më shumë vite), por kjo duket se nuk ka fare rëndësi për ju. Kjo vlen edhe nëse jeni mashkull apo femër- njerëzit bien në dashuri gjithë kohës me ata që kanë mosha të ndryshme.
Në 2016-ën, Marsi do të shkojë në prapavijë nga 17 prilli-29 qershor, por Marsi do të lëvizë ngadalë dhe do duket i lodhur dhe jo shumë i nevojshëm përgjatë prillit deri më 22 gusht. Pas kësaj, në 30 gusht, Mërkuri do të shkojë në prapavijë deri në 22 shtator. Për pjesën më të madhe të kësaj kohe, Marsi do të jetë te Shigjetari dhe do t'ju fokusojë ju në miqësitë dhe grupet. Shtëpia juaj e miqësisë do të ketë theks të jashtëzakonshëm këtë vit dhe kjo duket nga mënyra sesi ju do të ndihmoni një mik ose një komunitet njerëzish që kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Shtëpia e 11-të është shtëpia e natyrshme e Ujorit dhe ajo që zotëron këtë shenjë, ndaj ju do të jeni familjar dhe komod me të gjitha ato që Saturni ju kërkon të bëni.
Fokusimi në jetën personale, këtë herë në çështjet financiare: Jupiteri- dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të kalojë gati 8 mjuaj në shenjën e Virgjëreshës dhe në shtëpinë tuaj të 8 të parave të njerëzve të tjerë, deri më 9 shtator 2016. Në fakt, Jupiteri u zhvendos te Virgjëresha në 11 gusht të 2015-ës për të qëndruar në këtë fushë të kartelit tuaj deri më 9 shtator të 2016-ës, ndaj ju mund ta keni parë tashmë efektin e Jupiterit, planeti që gjithmonë do t'ju japë më shumë nga ajo çfarë keni dëshiruar. Ju mund të shihni rritje të të ardhurave tuaja me 10-fish dhe në disa fusha mund të merrni bonuse, komisione, trashëgimi, çmim apo dhuratë të çmuar, etj. Kjo pjesë e kartelit flet për të ardhura që vijnë jashtë pagës suaj. Një nga këto fusha do të jetë e shkëlqyer për ju, duke e bërë gjysmën e parë të 2016-ës periudhën më fitimprurëse në më shumë se 1 dekadë.
Nëse keni nevojë për kapitale për një ide të re biznesi, filloni të shkruani planin tuaj të biznesit tani, sepse ju do të keni një mundësi të shkëlqyer për të marrë fondet që ju duhet. Nëse dërgoni aplikimin tuaj në janar të këtij viti, Mërkuri do të jetë në prapavijë, ndaj sigurohuni që të gjitha të dhënat tuaja të jenë të sakta. Nëse bëni siç duhet detyrat e shtëpisë, ju mund të merrni më të mirën e mundshme nga kredia që kërkoni.
Në 9 shtator, Jupiteri-planeti juaj i pasurisë do të hyjë te Peshorja dhe në shtëpinë tuaj të 9-të të mendimeve, horizonteve të gjera dhe udhëtimeve aventureske. Jupiteri do të qëndrojë në këtë shtëpi deri më 10 tetor të 2017-ës. Me Jupiterin e orientuar kaq bukur, shëndeti juaj do të përmirësohet, optimizmi juaj do të përkeqësohet dhe ju do të mund të vizitoni një qytet jashtë vendit që nuk e keni parë kurrë më pare, apo mund të ndërmerrni një udhëtim që mund t'ju ndryshojë entuziasimin për jetën. Jupiteri në shtëpinë e 9-të do t'ju hapë sytë dhe ajo çfarë do të shihni është një botë plot me mundësi.
Shtëpia e 9-të është shtëpia ku marrim dhe japim informacion, ndaj nëse po mendoni të kthehemi prapë në studimet universitare, Jupiteri do t'ju ndihmojë për të bërë të ndodhë diçka e tillë. Kjo shtëpi i referohet edhe shkrimit të një libri, skenari apo prezantimit të një show televiziv të preferuar, ndaj nëse keni ëndërruar për diçka të tillë gjeni njerëzit e duhur që mund t'ju ndihmojnë për të pasur progres. Tregojani punën tuaj shumë njerëzve dhe do ta shihni se të paktën 1 person do të besojë dhe do t'ju ndihmojë ju. Ky është viti më i mirë i mundshëm për të publikuar punët tuaja. Kur vjen puna te media, do të shkëlqeni sapo të hyni në pjesën e tretë të këtij viti.
Dita më me fat e vitit është kur Jupiteri te Peshorja do të bashkohet me Diellin te Peshorja në 26 shtator të 2016-ës. Edhe pse të gjitha shenjat do t'i gëzohen kësaj dite, secila prej tyre do të marrë përfitime të ndryshme. Për ju, i dashur Ujor, 26 shtator do të jetë magjikë për të ndërmarrë një udhëtim të largët. Mund të jetë ideal për marrjen e lajmeve të mira nga gjykata, lidhur me ndonjë veprim ligjor që keni marrë kohët e fundit.
Nëse aplikoni për të marrë shtetësinë, green card, vizë apo pasaportë ose ndonjë çështje emigracioni, jeni me fat, për vitin 2016 deri në shtator ju nuk do të keni aspak vështirësi. Dielli sundon sektorin e partneritetit, ndaj ju mund të merrni lajme të gëzueshme nga partneri juaj romantik, ose nga dikush me të cilin keni lidhje serioze biznesi. Kjo është një ditë e lavdishme për shumicën e nismave, ndaj përdoreni atë për ndonjë takim të rëndësishëm! Keni kaq shumë gjëra për të pritur nga ky vit!