
Anabel publikoi përpara disa ditësh një listë të veshjeve skenike që kanë mbetur në historinë e festivaleve tona. Ndër këto veshje ishte edhe ajo e Aurela Gaçes në festivalin e vitit 1997 në RTSH lexo këtu.
Ajo ka treguar sot përmes një fotoje në Instagram dhe Facebook, 18 vite pas daljes së këngës arsyen përse ka zgjedhur të dalë zbathur në skenë.
‘Thjesht një shtesë të vooockël fare, që e keni lënë pa përmendur’, shkruan Aurela, ‘Perveç asaj që keni shkruar për look-un e këngës, unë në skenë kam dalë zbathur. Arsyeja? Paçka se shumë e përfolën si diçka ‘për modë ose për të rënë në sy’, unë po e sqaroj tani se gjithçka që vishja kishte lidhje me atë që interpretoja.
Fustani ka ngjyrat jeshile, blu, të zezë. Fati ynë, Shpresë (ngjyrat janë brenda) dhe Marrëzi (mund të quheshin ato këmbë zbathur’
(Shiko foto 2 dhe 3)
Kështu e ka përkthyer Aurela zgjedhjen e veshjes së saj në atë festival, ku u përfol shumë pasi doli zbathur në skenë. Shumë njerëz e kanë lidhur këtë zgjedhje skenike me natyrën e çlirët të Aurelës, por siç rrëfen ajo vetë, ka qenë në përshtatje me këngën.
Kënga ‘Fati ynë shpresë e marrëzi’ u vlerësua me çmimin e dytë në Fest ’97. Ajo vazhdon të dëgjohet e të këndohet nga shqiptarët.