
Nëse jeni mërzitur për shkak të përfundimit të serialit të famshëm “Diamante & Dashuri”, atëherë kemi lajme të mira për ju. Duke filluar nga data 17 tetor, çdo të shtunë dhe të diel do të nisë transmetimi i “Ertugrul”.
Një serial me shikueshmëri rekord, i vleresuar nga kritika dhe fitues i dhjetëra çmimeve. 30 janë aktorët protagoniste, por me gjithë akorët mbështetes, numri i aktoreve në serial kapërcen 1200.
Me një ekip prodhimi prej 250 vetash në sheshxhirime, “Ertugrul”, është seriali me produksionin më të madh, përsa i përket skenave masive, skenografisë dhe kostumeve.
Kjo është historia e njeriut që përcaktoi fatin e botës – ERTUGRUL, djali i Sulejman Shahut dhe babai i Osmanit të I-rë që themeloi perandorinë më të madhe atë Osmane, u bë emri i ringjalljes në një kohë kur e gjithë shpresa kishte humbur.
Shfletoni galerinë për t'u njohur me kastin e aktorëve protagonistë.