Metropolitan

Netflix publikon serialin me historinë e “Avatar”, por njerëzit kanë komente

Netflix publikon serialin me historinë e “Avatar”, por
Netflix

Gjatë javës që kaloi u publikua më në fund seriali i ri “Avatar: The Last Airbender” që trajton historinë shumë të famshme të serialit me të njëjtin titull, i krijuar si serial i animuar.

Adhuruesit e tij janë të shumtë dhe menjëherë ka pasur reagime për këtë prodhim të Netflix. Si fillim, duhet theksuar se kjo nuk është tentativa e parë për të realizuar Avatarin live-action. Disa vite më parë, u bë një tentativë për të krijuar një film me të njëtin titull që përmblidhte historinë, por komentet për të qenë shumë negative.

Netflix publikon serialin me historinë e “Avatar”, por
Netflix

Ky rikrijim i Netflix është parë si një mundësi për të rregulluar reputacionin e këtij filmi. Fansat momentalisht kanë komentuar me shumë kritika efekte vizuale në greenscreen dhe CGI, gjithashtu, shumë prej tyre nuk bien dakord me ndryshimin e linjës së ngjarjeve në disa pjesë.

“Do thoja të shikosh seritë origjinale nëse ke mundësi për t’i parë, ky prodhim nuk ia vlen”, shkruan dikush në X.

“Prodhimi origjinal i Avatar është një serial vizatimor i mrekullueshëm që mbetet në memorie për leksionet që të jep. Nëse do të shohësh një version të keq të tij me këtë CGI skandaloze, shiko këtë serial të ripunuar”, thotë një tjetër.

Netflix publikon serialin me historinë e “Avatar”, por
Netflix

“Nuk mendoj se versioni me njerëz i Avatar është i keq, por ndryshimi i historisë dhe disa sekuenca ku duket punimi i keq grafik e shkatërrojnë çdo gjë”, shkruan një tjetër.

Avatar trajton historinë e një djaloshi murg që ka në dorë fatin e botës dhe zotëron 4 elementët krijues të botës: Tokën, Zjarrin, Ujin dhe Ajrin.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Netflix publishes the series with the story of "Avatar", but people have comments

Netflix publikon serialin me historinë e “Avatar”, por
Netflix

During the past week, the new series "Avatar: The Last Airbender" was finally released, which deals with the very famous story of the series with the same title, created as an animated series.

His fans are many and there was immediate reaction to this Netflix production. First of all, it should be noted that this is not the first attempt to make a live-action Avatar. A few years ago, an attempt was made to create a film with the same title that summed up the story, but the reviews were very negative.

Netflix publikon serialin me historinë e “Avatar”, por
Netflix

This Netflix remake has been seen as an opportunity to fix this film's reputation. Fans have currently criticized the greenscreen visual effects and CGI, and many of them disagreed with the change in the storyline in some parts.

"I would say watch the original series if you have the opportunity to watch them, this production is not worth it," writes someone in X.

"The original Avatar is a great cartoon series that sticks in the memory for the lessons it teaches you. If you're going to see a bad version of him with this outrageous CGI, watch this remake," says another.

Netflix publikon serialin me historinë e “Avatar”, por
Netflix

"I don't think the human version of Avatar is bad, but the changing of the story and some sequences where the bad graphics work ruins everything," wrote another.

Avatar tells the story of a boy monk who holds the fate of the world in his hands and possesses the 4 creative elements of the world: Earth, Fire, Water and Air.