Metropolitan

Në pritje të një mrekullie: Schumacher po dërgon sinjalet e para

Në pritje të një mrekullie: Schumacher po dërgon sinjalet e

Katër vite kanë kaluar nga aksidenti fatal i Michael Schumacher në alpe dhe familja e tijlutet për një mrekulli. Mediat gjermane raportojnë se legjenda e F1 në një farë mënyre ka nisur të komunikojë me personat që e rrethojnë.

Një mik i afërt i familjes tregon se kampioni i garave ‘po dërgon sinjale nga bota e tij e largët’, ndërsa kurohet në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës. Schumacher pësoi një dëmtim në kokë ndërsa bënte ski në aplet franceze në dhjetor të 2013-ës dhe që atëherë nuk ka mundur të ecë apo flasë.

Sipas mjekëve është fiziku i tonifikuar i sportistit që po e ndihmon të kalojë këtë fazë. ‘Corinna dhe fëmijët, Mick 18 dhe Gina 20 shpresojnë ende sot e kësaj dite që një mrekulli mjekësore do të ndodhë.’

Në pritje të një mrekullie: Schumacher po dërgon sinjalet e

7 herë kampion bote, Schumacher ndejti në koma për 6 muaj pas aksidentit. Doktorët u përpoqën të largojnë gjakun e mpiksur nga truri, por mbetën sërish disa që ishin të vendosura thellë në tru. Gjendja e tij u cilësua si ‘ekstremisht serioze’ dhe iu nënshtrua dy ndërhyrjeve që i shpëtuan jetën. Aktualisht Schumacher po kurohet në shtëpi dhe ka një grup prej 15 mjekësh në dispozicion.

Burimi: Daily Mail

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal