Anabelizim

Dalina Buzi flet për prapaskenat e ‘Hostel by Anabel’ dhe jo vetëm

Dalina Buzi flet për prapaskenat e ‘Hostel by Anabel’ dhe jo

Në një intervistë për “Thumb” në ABC News, krijuesja dhe producentja ekzekutive e “Hostel by Anabel” Dalina Buzi, tregoi disa detaje në lidhje me marrëdhëniet me xhirimet, aktorët, prapaskenat dhe jo vetëm.

Ndonëse formula e sezonit të parë të “Hostel by Anabel” rezultoi e suksesshme duke kapur dhe përpunuar ç’mungonte për të lindurit e viteve ’90 – 2000, sezoni i dytë erdhi si një investim i madh në krijimtari dhe prodhim, pas zëvendësimit të rubrikës “E ke parasysh kur...” me web-series të parë në Shqipëri, #Love #Likes #Tirana. Pikërisht në “Thumb”, Dalina tregon disa detaje si lindi gjithë ideja e projektit të ri.

Ajo thekson se për të shkruar serialin është bazuar tek ajo shtresë e shoqërisë që rrallë përfaqësohet, duke e trajtuar subjektin në një stil amerikan që shquhet për ritmin, i cili gjithnjë e më tepër është referencë për kinematografinë në të gjithë botën.

Dalina Buzi flet për prapaskenat e ‘Hostel by Anabel’ dhe jo

Nisur nga përmbajtja dhe cilësia, #LLT është lehtësisht i kualifikuashëm për platformën Netflix, megjithatë duket se si producente Dalina “dëshiron të qëndrojë me këmbë në tokë”.

“Ky lloj seriali nuk i intereson shumë Netflix-it, sepse është shumë lokal. Pra, duhet të gjesh diçka që nuk është kaq lokale. Unë serialin e kam bërë për Shqipërinë dhe Kosovën.”

"#Loves #Likes #Tirana trajton të përditshmen e Tiranës, një Tirane që shumë pak portretizohet në prodhime kinematografike/televizive, por është Tirana që unë njoh, gocat e Anabel njohin dhe të gjithë aktorët pjesëmarrës. Është Tirana e dashurive, ndarjeve, problemeve në familje, në karrierë, Tirana (edhe) e një mentaliteti modern. Tirana ku njerëzit kërkojnë veten dhe njëri- tjetrin. Por më e rëndësishmja, është një Tiranë ku jetohet dhe shpresohet dhe nuk ka zgjidhje të shkurtra si “largimi” për të gjithë.” – u shpreh ajo në një intervistë për Anabel pak kohë më parë.

Siç mund ta keni lexuar, përveç Egla Cenos, Ina Gjonçit, Eni Shehut dhe Alex Seitaj, pjesa tjetër e aktorëve janë amatorë. Megjithatë ky fakt duket se nuk ka ndikuar aspak negativisht.

“Seriali është krijuar me ata në mendje; pra roli është përshtatur. Kur Zoi u nda dhe piu, njerëzit qanë. Kjo është e rëndësishme për mua [...] Janë mësuar me kameran dhe rolin e kam përshtatur. Tek Zoi kisha dyshimet e mia, jo sepse nuk do ishte Megi Pojani, por e bëra prezantuese nisur nga portreti i Megit.”

Dalina Buzi flet për prapaskenat e ‘Hostel by Anabel’ dhe jo
Zoi (Megi Pojani) dhe Klajdi (Eni Shehu) - Seria e dytë

Por sigurisht që si amatorë kanë “probleme”, ndodh që të mos përqëndrohen siç duhet ose të mos futen shpejt në rol. Megjithatë kanë natyralitet, i cili ka qenë tipari kryesor ku është bazuar Dalina Buzi për të përzgjedhur edhe aktorët profesionistë.

“Egla Ceno ka qenë me Elvis Pupën në çiftet e famshëm, ku ka qenë shumë natyrale. Ina Gjonçi është një ndër aktoret më të mira të brezit modern. Eni Shehu po ashtu është një super aktor kinemaje.”

(Shën.red. Në programin “M’fal për shprehjen” në T-HD në DigitAlb, Egla Ceno dhe Elvis Pupa realizonin skeçe në rubrikën “Burri & Gruaja).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_hostel) on

Sigurisht nuk mund të mos mungonte pyetja: Të këqijat e kastit!

“Ai staf është fantastik. Ndodh që ka zënka, por janë zënka pune. Unë bërtas gjithë kohën. E gjuajta Dean që të qëndronte drejt, Albertës i bërtas. Megi vonohet etj.”

A është Megi Pojani e preferuara e Dalinës?

“Jo, nuk e kam të preferuar. Megi ka dhënë vetë. Edhe gocat e dinë sa jep Megi. Megjithatë nuk kanë konkurrencë me njëra-tjetrën, nuk ka sherre.”

Personazhet e preferuar në serial?

“Janë personazhet e çunave, Klajdi dhe Elio, të cilët i kam ndërtuar ashtu siç dua vetë.”

Dalina Buzi flet për prapaskenat e ‘Hostel by Anabel’ dhe jo

Dalina e nisi karrierën fillimisht si gazetare për të eksperimentuar gjatë kohës edhe me televizionin, përfshirë këtu programet dhe spektaklet, herë si skenariste e herë si bashkë-prezantuese. “E ke thënë që ëndrra jote është regjia, do të ndalesh këtu apo do të eksperimentosh ende?”, e pyet Aulona.

“E kam thënë edhe më parë që pikat lidhen. Asgjë nuk është e rastësishme; dmth gazetaria, Facebook-u më mësoi me historitë e Shqipërisë sepse unë jetoja jashtë, televizioni më mësoi me ritmin. Absolutisht që çdo gjë ka ardhur në kohën e vet dhe unë e kam thënë gjithmonë që ka dy lloj suksesesh në jetë: ai kur je 20 vjeç dhe ai kur je 40 e ca, 50. Unë e kam ndjer gjithmonë që suksesin e kam më vonë.”

Dalina Buzi flet për prapaskenat e ‘Hostel by Anabel’ dhe jo
Photo Credits: Ina Omuri

REELS

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

What happens in the backstage of 'Hostel by Anabel': Dalina Buzi talks about relationships with girls and not self

Dalina Buzi flet për prapaskenat e ‘Hostel by Anabel’ dhe jo

In an interview for "Thumb" in ABC News, the executive producer and executive producer of "Hostel by Anabel" Dalina Buzi, showed some details about relationship with girls, filming, actors, and behind-the-scenes, and not just.

Though the formula of the first season of "Hostel by Anabel" proved successful in capturing and elaborating what was missing for the nineties of the 1990s and 2000s, the second season came as a major investment in creativity and production after replacing the rubric "You know when ..." with the first web-series in Albania, #Love #Likes #Tirana. Exactly in "Thumb", Dalina shows some details as the whole idea of the new project was born.

She points out that writing the series is based on that layer of society that is rarely represented, treating the subject in a rhythmical American style that is increasingly referring to cinematography around the world.

Dalina Buzi flet për prapaskenat e ‘Hostel by Anabel’ dhe jo

Given the content and quality, #LLT is easily eligible for the Netflix platform, however, it seems like a Dalina producer "wants to stand on the ground".

"This kind of serial does not care much about Netflix because it's very local. So you have to find something that is not so local. I made the series for Albania and Kosovo. "

"#Loves #Likes #Tirana treats the Tirana daily, a little Tirana portrayed in cinematic / television productions, but it's Tirana that I know, Anabel's gossip recognizes and all the participating actors. It's Tirana's love, division, problems Tirana, where people are looking for themselves and each other, but most importantly, it is a Tirana where we live and hope and there is no short term solution as a "departure" for all "She said in an interview with Anabel shortly before.

As already mentioned, apart from Egla Cenos, Ina Gjonçi, Eni Shehu and Akex Seitaj, the rest of the actors are amateur. However, this does not seem to have affected negatively.

"The series is created with those in mind; so the role is tailored. When Zoi split and drank, people cried. This is important to me [...] They are used to the camera and the role I have adapted. In Zoi I had my suspicions, not because it was not Megi Pojani, but I made it introductory from the portrait of Megit. "

Dalina Buzi flet për prapaskenat e ‘Hostel by Anabel’ dhe jo
Zoi (Megi Pojani) and Klajdi (Eni Shehu) - Second Series

But, of course, as amateurs have "problems", they do not focus properly or are not involved in the role. However, there is naturalness, which has been the main feature where Dalina Buzi is based on selecting professional actors as well.

"Egla Ceno has been with Elvin Pupa in famous couples, where she has been very natural. Ina Gjonçi is one of the best actresses of the modern generation. Eni Shehu is also a movie actor. "

Of course, the question can not be missed: The cons of prosperity!

"That staff is fantastic. I'm afraid that it is fun, but it's a busy job. I cry all the time. I shot Dean to stand upright, Albert screamed. Megi is delayed etc. "

Is Dali's favorite Megi Pojani?

"No, I do not have a favorite. Megi has given himself. Even the guinea pigs know how much Megi gives. However, they have no competition with each other, there is no quarrel. "

Favorite characters in the serial?

"They are the characters of the cunts, Clay and Elio, whom I have built as I want them."

Dalina began her career as a journalist for experimenting with television, including programs and spectacles, sometimes as screenwriters and co-presenter. "Have you said that your dream is a rehearsal, will you stop here or will you still experiment?" Asks Aulona.

"I said earlier that the points are related. Nothing is incidental; ie journalism, Facebook taught me stories of Albania because I lived outside, television taught me the pace. Absolutely everything has come in its own time, and I have always said there are two kinds of success in life: when you are 20 years old and when you are 40 and 50, I've always felt that I have success ".