Anabelizim

Mora fjalë, por jo duartrokitje

Mora fjalë, por jo duartrokitje

Ditët e fundit, rrjetet sociale janë ndezur nga debati rreth një performance të Egli Takos në një klub nate, ku interpretoi ndër të tjera edhe “Mora fjalë”, një këngë me ngarkesë historike, shkruar nga kompozitori Naim Gjoshi në nder të komandantit legjendar Adem Jashari. Kënga, e konsideruar me të drejtë një himn për sakrificën dhe lirinë, u këndua playback, në një ambient tërësisht jo ceremonial dhe me një veshje të perceptuar nga shumica e njerëzve si e papërshtatshme.

Çfarë nuk shkoi? Ishte kjo një gafë e pafajshme artistike, apo një mungesë etike?

Së pari, “Mora fjalë” është një këngë që nuk u shkrua për t’u kënduar pas dy gotash vodka sour. Është një këngë që përkujton një nga figurat më të mëdha të historisë moderne në Kosovë. Një këngë që kërkon përulje, ndjeshmëri dhe respekt. Minimumi që kërkohet është të kuptosh ku je, çfarë po thua dhe pse.

Së dyti, këndimi me playback. Playback-u në vetvete nuk është problem, por kur bëhet fjalë për një këngë të tillë emocionale, atëherë duket një zgjedhje sipërfaqësore. Këndohet për gjakun e derdhur për liri dhe as nuk merret mundimi të hapet goja live, por vendoset kënga e interpretuar nga Shkurte Fejza?!

Së treti, përdorimi i këngës pa leje tregon mungesë profesionalizmi. Deri tani nuk ka asnjë shenjë se Egli ka marrë leje për ta interpretuar këtë këngë. Kjo është jo vetëm shkelje ndaj të drejtave autoriale, por edhe mungesë etike. Një artiste që e konsideron veten profesioniste duhet të dijë: këngët nuk mund të përdoren sipas dëshirës, aq më pak pa një marrëveshje paraprake e mbi të gjitha kur mbartin peshë historike dhe shpirtërore.

Së katërti, ambienti dhe veshja. Kritikat ndaj veshjes së saj (bluzë e gjerë dhe pantallona të shkurtra) nuk janë çështje morali, por konteksti. Përplaset simbolika e një kënge përkujtimore me energjinë e një klubi nate.

Por problemi më i madh nuk lidhet me Eglin si individ, por është pjesë e një dëshire më të gjerë, ku gjithçka kthehet në “content” për hir të viralitetit. Dhe në këtë rrugë, edhe një këngë që flet për sakrificën për liri, përdoret pa u menduar dy herë për të mbushur minutazhin e një performance nate.

Në një kohë ku gjithçka bëhet virale, ndoshta duhet të kujtojmë se jo gjithçka duhet duartrokitur. Dhe fatmirësisht, këtë herë nuk pati shumë duartrokitje - të paktën në rrjete sociale (në club nuk di të them).

Publiku online e ndjeu atë që mungoi në performancë: ndjeshmërinë. Ndoshta Egli nuk e mendoi gjatë, me gjasë ishte një zgjedhje spontane, pa qëllim për të ofenduar askënd. Por edhe zgjedhjet spontane duhen kritikuar, jo për të sulmuar individin, absolutisht jo, por për të vënë në dukje një qasje që nuk duhet të normalizohet.

Sepse disa këngë nuk janë për performancë, por për përulje. Dhe përulja kërkon më shumë se një mikrofon.

- Shkruar nga Sindi Salaj, kryeredaktore e Anabel, që ende beson se, ndonjëherë, më shumë se zë dhe një mikrofon, duhet një grimë ndërgjegje.

REELS

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

I got words, but no applause.

Mora fjalë, por jo duartrokitje

In recent days, social networks have been abuzz with debate over a performance by Egli Tako at a nightclub, where he performed, among other things, “Mora fështe”, a song with historical significance, written by composer Naim Gjoshi in honor of the legendary commander Adem Jashari. The song, rightly considered an anthem of sacrifice and freedom, was sung playback, in a completely unceremonious setting and with an outfit perceived by most people as inappropriate.

What went wrong? Was this an innocent artistic blunder, or an ethical lapse?

First of all, “Mora fëshë” is a song that was not written to be sung after two glasses of vodka sour. It is a song that commemorates one of the greatest figures in modern history in Kosovo. A song that requires humility, sensitivity and respect. The minimum required is to understand where you are, what you are saying and why.

Secondly, the playback singing. Playback in itself is not a problem, but when it comes to such an emotional song, then it seems like a superficial choice. It sings about the blood shed for freedom and doesn't even bother to open its mouth live, but instead puts on the song performed by Shkurte Fejza?!

Third, the use of the song without permission shows a lack of professionalism. So far, there is no sign that Egli has received permission to perform this song. This is not only a violation of copyright, but also a lack of ethics. An artist who considers herself a professional should know: songs cannot be used at will, much less without prior agreement, and especially when they carry historical and spiritual weight.

Fourth, the setting and the attire. The criticisms of her attire (loose blouse and shorts) are not a matter of morality, but of context. The symbolism of a memorial song clashes with the energy of a nightclub.

But the biggest problem is not just related to Egli as an individual, but is part of a broader desire, where everything turns into "content" for the sake of virality. And in this way, even a song that talks about sacrifice for freedom is used without thinking twice to fill the minutes of a night performance.

In a time when everything goes viral, perhaps we should remember that not everything should be applauded. And thankfully, this time there wasn't much applause - at least on social media (I can't say in the club).

The online audience felt what was missing from the performance: sensitivity. Perhaps Egli did not think long about it, it was probably a spontaneous choice, without the intention of offending anyone. But even spontaneous choices should be criticized, not to attack the individual, absolutely not, but to point out an approach that should not be normalized.

Because some songs aren't about performance, they're about humility. And humility requires more than a microphone.

- Written by Sindi Salaj, editor-in-chief of Anabel, who still believes that, sometimes, more than a voice and a microphone, you need a bit of conscience.