

























Nicole Scherzinger ka festuar dje 37 vjetorin e ditëlindjes dhe sigurisht bëri më të mirën për ta bërë natën e mbrëmshme të çmendur. Këngëtarja e Pussycat Dolls ka udhëtuar drejt Mykonos për një fundjavë festive dhe pasi kaloi të Shtunën duke u relaksuar në pishina, gjërat u tjetërsuan natën e së Dielën.
Mbrëmja filloi me një Nicole të mahnitshme me një fustan mini me shkëlqim ndërsa më vonë ajo është parë duke kërcyer rrugëve me mikeshat e saj. Pas festës së çmendur ka qënë partneri i saj, futbollisti Pajtim Kasami, ai që është kujdesur ta kthejë 37-vjeçaren në dhomën e hotelit.
Një burim i afërt i këngëtares i tha Daily Mail se: "Nicole nuk sillet kështu çdo natë por ajo ishte me pushime me miqtë më të ngushtë dhe për më tepër ka qënë duke festuar dhe shijuar ditëlindjen e saj".
Burimi: Daily Mail