Health

Na vjen keq, por ajo gota e verës që pi në mbrëmje nuk po e përmirëson shëndetin tënd

   F
Na vjen keq, por ajo gota e verës që pi në mbrëmje nuk po e

Prej dekadash, kërkimet mbi alkoolin kanë qenë të paqarta dhe shpeshherë kontradiktore (alkooli i tepërt është i keq për ju, por pak alkool është i mirë; disa lloje të alkoolit janë më të mirë se të tjerët; epo si përfundim, të gjitha janë të këqija). Mirëpo, tabloja po bëhet gjithnjë e më e qartë: Edhe sasi të vogla të alkoolit mund të kenë pasoja për shëndetin, sipas studimit të fundit, të publikuar në PubMed.

“A nuk është alkooli i mirë për zemrën?”, do pyesësh ti me të drejtë dhe ne do të të përgjigjemi.

Në fakt, ndikimi i alkoolit në zemër është konfuzues sepse disa studime kanë pohuar se sasitë e vogla të alkoolit, veçanërisht vera e kuqe, mund të jenë të dobishme. Kërkimet e mëparshme sugjeronin se alkooli rrit HDL, kolesterolin "e mirë" dhe se resveratroli, një anti-oksidant i gjetur në rrush dhe verë të kuqe, ka veti mbrojtëse për zemrën.

Mariann Piano, profesoreshë në Vanderbilt University shprehet se:

“Ideja që një dozë e ulët e alkoolit është e shëndetshme për zemrën ndoshta lindi nga fakti se njerëzit që pinë sasi të vogla alkooli priren të kenë zakone të tjera të shëndetshme, si aktiviteti fizik, konsumimi i frutave dhe perimeve dhe mospirja e duhanit. Në studimet vëzhguese, përfitimet për zemrën nga këto sjellje mund t’i jenë faturuar gabimisht alkoolit.”

Pra, a duhet të ulim konsumin – apo ta ndalojmë fare?

Nuk është e nevojshme të ndaloni plotësisht për të përmirësuar shëndetin tuaj. Edhe një zvogëlim i sasisë mund të jetë i dobishëm, sidomos nëse aktualisht pini më shumë se sa kufijtë e rekomanduar. "Rreziku përshpejtohet pasi konsumoni disa pije në ditë”, - thotë Tim Naimi, drejtor i University of Victoria’s Canadian Institute për Kërkimin mbi Përdorimin e Substancave.

"Pra, njerëzit që pinë pesë ose gjashtë pije në ditë, nëse mund të zvogëlojnë sasinë në tre ose katër, do të bëjnë shumë mirë për shëndetin e tyre."

Edhe ata që pinë lehtë çdo ditë mund të përfitojnë duke ulur pak konsumin.

Provoni të kaloni disa netë pa alkool. “Nëse ndiheni më mirë, trupi juaj po përpiqet t'ju tregojë diçka," thotë George Koob, drejtor i National Institute për Abuzimin me Substancat dhe Alkoolin.

Burime: The New York Times

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Sorry, but that glass of wine you drink in the evening is not improving your health!

   F
Na vjen keq, por ajo gota e verës që pi në mbrëmje nuk po e

For decades, the research on alcohol has been unclear and often contradictory (too much alcohol is bad for you, but a little alcohol is good; some types of alcohol are better than others; in conclusion, all are bad). However, the picture is becoming increasingly clear: Even small amounts of alcohol can have health consequences, according to recent studies published in PubMed.

"Isn't alcohol good for the heart?" , you will ask rightly and we will answer you.

In fact, the effect of alcohol on the heart is confusing because some studies have claimed that small amounts of alcohol, especially red wine, can be beneficial. Previous research suggested that alcohol increases HDL, the "good" cholesterol, and that resveratrol, an anti-oxidant found in grapes and red wine, has heart-protective properties.

Mariann Piano, professor at "Vanderbilt University" says that:

"The idea that a low dose of alcohol is healthy for the heart probably arose from the fact that people who drink small amounts of alcohol tend to have other healthy habits, such as physical activity, eating fruits and vegetables and not smoking. In observational studies, the heart benefits of these behaviors may have been mistakenly attributed to alcohol.”

So should we cut back on consumption – or stop it altogether?

You don't have to stop completely to improve your health. Even a reduction can be helpful, especially if you currently drink more than the recommended limits. The risk "accelerates after you exceed a few drinks a day," says Tim Naimi, director of the University of Victoria's Canadian Institute for Research on Substance Use.

"So people who drink five or six drinks a day, if they can cut down to three or four, they're going to do really well for their health."

Even those who drink lightly every day can benefit by reducing their consumption slightly.

Try going a few nights without alcohol. "If you feel better, your body is trying to tell you something," says George Koob, director of the National Institute on Substance and Alcohol Abuse.

Sources: The New York Times

Suggested Articles: