
Në një postim të ri në Instagram, Kris Jenner prezantoi ato çfarë duket të jenë baluket më të shkurtra që ka pasur deri tani. Ajo pozoi pranë një peme Krishtlindjesh me Khloé Kardashian, duke mbajtur një model flokësh bob të shkurtër, të mprehtë dhe të rrumbullakët, së bashku me baluket më të shkurtra që ka pasur ndonjëherë dhe që e bëjnë të duket kaq ndryshe!


Jenner e kombinoi këtë pamje të re me një fustan të gjelbër festiv prej mëndafshi dhe një triko me. Aksesorët ishin vathë të mëdhenj prej ari. Ndërkohë, Khloé veshi një minifustan të zi me jakë të lartë, doreza dramatike prej lëkure vishnje dhe taka të njëjta. Ajo gjithashtu mbante një palë vathë të mëdhenj dhe të guximshëm.
“Mirënjohëse. Shpresoj që të gjithë keni pasur një Ditë Falenderimesh të mrekullueshme plot dashuri!,” shkruajti Kris krahas fotove të tyre.

Vitet e fundit, Kris Jenner ka eksperimentuar shumë me flokët e saj. Pas një pixie të zezë që e bëri markën e saj, në tetor ajo provoi një bob të bardhë të çelët. Por nuk zgjati shumë; më pak se një javë më vonë, ajo u rikthye tek e zeza.


Në atë kohë, Jenner pranoi se, edhe pse ishte “argëtuese të provonte diçka të re,” nuk mund të qëndronte gjatë me flokë biondë.
“E dini ju, nesër do të kthehem tek e zeza,” tha ajo për Chris Appleston sipas Us Weekly. “E kisha pixie-n e zezë kaq gjatë, saqë nuk mund ta shihja më. Jam e sigurt që fëmijët e mi janë të lumtur që provova diçka të re.”

Disa ditë më parë, ajo provoi edhe një stil tjetër: një lob me valë kafe që e bëri të dukej si Kim Kardashian. A do të zgjasin këto baluke ultra të shkurtra dhe të drejta? Vetëm koha do ta tregojë.




