
Ditën e djeshme, Getinjo ka publikuar një story në Instagram, ku shfaqet krah një vajze.
Ata qëndrojnë përpara një pasqyre, teksa të dy përpiqen të krijojnë një zemër me duar. “Sicilian Pastorale” është kënga që i shoqëron në sfond, dhe mund të themi se e bën pamjen të duket edhe më romantike. Me zemrën, melodinë romantike dhe buzëqeshjen e Getinjos, nuk na nevojitet më shumë për të kuptuar nëse ai është në një marrëdhënie.
Sa i takon vajzës, për momentin mund të themi vetëm se është bjonde, pasi, në foton e publikuar, fytyra e saj është e mbuluar. Duket se Getinjo dëshiron vetëm të na tregojë se mund të jetë në një marrëdhënie, pjesa tjetër i lihet kohës.

Hera e fundit kur kemi dëgjuar për një romancë në jetën e tij, ka qenë gjatë kohës kur ishte pjesë e "Big Brother VIP Kosova", ku krijoi një lidhje me banoren, Vivien Thano. Megjithatë, marrëdhënia mes të dyve nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, të paktën këtë tregoi deklarata e tij e fundit ndaj ish-partneres.
E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E diell”, Vivien u shpreh se ndarja erdhi si pasojë e varësisë së Getinjos ndaj lojërave të fatit. Ky i fundit nuk e priti fare mirë deklaratën e saj. Përmes një postimi në Instagram, reperi theksoi se nuk bënte "gjëra intime dhe gjeste për vëmendje".
"Edhe po, unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje nuk kanë parë kurrë sherr prej meje, edhe kurrë nuk kanë vuajtur prej meje. Mos m’i ngacmoni nervat me komente dhe duke më bërë tag në intervista se s'jam ajo kategori. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Paqe. Vazhdoni jetën përpara.”



