Showbiz

Britney Spears shet katalogun muzikor për një shumë marramendëse

Britney Spears shet katalogun muzikor për një shumë
Foto: Britney Spears/ WireImage

Britney Spears ka shitur katalogun e saj muzikor. Sipas raportimeve të Page Six, këngëtarja ka nënshkruar një marrëveshje me një shumë të konsiderueshme, duke hequr dorë nga të drejtat e saj mbi këngët e këtij katalogu.

Britney Spears shet katalogun muzikor për një shumë

Sipas disa dokumenteve të siguruara nga TMZ, Britney Spears ia ka shitur katalogun e saj kompanisë private "Primary Wave", me qendër në New York, më 30 dhjetor. Një burim tha për TMZ se kjo “marrëveshje historike” mund të jetë në të njëjtën vlerë me shumën që Justin Bieber mori kur shiti katalogun e tij në vitin 2022. Bëhet fjalë për rreth 200 milionë dollarë.

Kjo shitje përfshiu hitet më të mëdha të Britney Spears, përfshirë këngët nga albumi i vitit 1999, “…Baby One More Time”, albumin “In The Zone,” që përfshinte këngën e vitit 2003 “Toxic,” si edhe shumë këngë të tjera të publikuara në fund të viteve '90 dhe fillimit të viteve 2000, si “(You Drive Me) Crazy,” “…Baby One More Time,” “Oops!… I Did It Again,” “Everytime,” “Piece of Me,” “Hold It Against Me” dhe “Gimme More.”

Britney Spears shet katalogun muzikor për një shumë

Edhe pse ende nuk ka një reagim zyrtar nga përfaqësuesit e këngëtares, burimet kanë treguar se Britney Spears është e lumtur dhe po feston me dy djemtë e saj, Jayden dhe Sean.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarë të famshëm vendosin të shesin katalogun e tyre muzikor. Justin Bieber, Shakira, Stevie Nicks, Bob Dylan e të tjerë gjithashtu kanë hequr dorë nga të drejtat nga këngët e tyre në këmbim të shumave të mëdha.

Edhe pse Britney Spears duket se është shkëputur nga muzika, ajo po ndihmon djalin e saj, Jayden, me karrierën e tij muzikore.

Britney Spears shet katalogun muzikor për një shumë

“Britney po e ndihmon të kontaktojë me disa producentë me të cilët ka punuar më parë. Ajo dëshiron që ai të përdorë njohjet e saj të vjetra që të jetë i mbrojtur dhe udhëhequr siç duhet.” 

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

Britney Spears sells her music catalog for a staggering amount

Britney Spears shet katalogun muzikor për një shumë
Photo: Britney Spears/WireImage

Britney Spears has sold her music catalog. According to reports from Page Six, the singer has signed a deal worth a significant amount, giving up her rights to the songs in this catalog.

Britney Spears shet katalogun muzikor për një shumë

According to documents obtained by TMZ, Britney Spears sold her catalog to the private company "Primary Wave", based in New York, on December 30. A source told TMZ that this "historic deal" could be worth the same amount as the amount Justin Bieber received when he sold his catalog in 2022. It is about $ 200 million.

This sale included Britney Spears' biggest hits, including songs from her 1999 album, "...Baby One More Time," her "In The Zone," which included the 2003 single "Toxic," as well as many other songs released in the late '90s and early 2000s, such as "(You Drive Me) Crazy," "...Baby One More Time," "Oops!... I Did It Again," "Everytime," "Piece of Me," "Hold It Against Me" and "Gimme More."

Britney Spears shet katalogun muzikor për një shumë

Although there is still no official reaction from the singer's representatives, sources have indicated that Britney Spears is happy and is celebrating with her two sons, Jayden and Sean.

This isn't the first time that famous singers have decided to sell their music catalog. Justin Bieber, Shakira, Stevie Nicks, Bob Dylan and others have also given up the rights to their songs in exchange for large sums of money.

Even though Britney Spears seems to have taken a break from music, she is helping her son, Jayden, with his music career.

Britney Spears shet katalogun muzikor për një shumë

"Britney is helping him get in touch with some producers he's worked with before. She wants him to use her old connections so he can be protected and properly guided."