
Moda gjithmonë di si të na mbajë të vëmendshme. Nëse dikush do të na thoshte disa muaj apo ditë më parë se një nga ikonat e stilit do të rikthente trendin e çizmeve dimërore që pothuajse i kemi lënë pas në shkollën fillore, do të qeshnim. Por ja ku jemi. Kohët e fundit, Gigi Hadid u pa duke veshur çizmet me lëkurë të brendshme të dalë jashtë.


Gjatë një shëtitjeje në New York me një mikeshë, Hadid u pa me një pallto të gjatë të leshtë, pantallona të gjera ngjyrë kafe dhe çizme me lëkurë të brendshme, të zbukuruara me perla. Ajo kompletoi veshjen e saj të ngrohtë me një shall mëndafshi me print bandana, syze të kuqe dielli dhe çantë krahu elegante.





Për ata që nuk e dinë, çizmet me lëkurë të brendshme të dalë jashtë kanë të brendshmen me lëkurë të butë të shfaqur jashtë. Ky stil ishte shumë i njohur në fillim të viteve 2000, kur të famshëm dhe njerëz të thjeshtë, rrotullonin çizmet Ugg për të treguar brendësinë me lëkurë.



Ndërsa disa media kanë shpallur çizmet klasike të Ugg si trendin e çizmeve dimërore për vitin 2025, pyetja tani është: a do t’i bashkohen listës edhe çizmet me lëkurë të dalë jashtë, për të cilat Gigi po jep shembullin e saj? Vetëm koha do ta tregojë.





