Fashion & Beauty

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë më të mirë se ëmbëlsira jote e preferuar!

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë
sfvmlk/ Pinterest

 
Kategoria me rritjen më të shpejtë të aromave për momentin janë parfumet gourmand, pra aromat që duken “të ngrënshme”. Mendo për vanilje, çokollatë, mjaltë, krem të rrahur, parfum me luleshtrydhe; çdo gjë që të bën të mendosh “mmm, sa joshëse” kur e nuhat. Për mua, kjo është kategoria e parfumeve që mund të marrësh më shumë komplimente, qoftë për një takim të parë apo thjesht mund të jetë aroma jote e përditshme.
 
Por disa parfume të ëmbla mund të bëhen shumë të rënduara dhe tepër intensive, kështu që duhet pak provë dhe ca gabime për të gjetur të duhurin, sipas shijes tënde. Ndaj, besojmë se kjo listë do të të ndihmojë:

BORNTOSTANDOUT Drunk Maple Eau de Parfum

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë

Notat: Piper rozë, rum, kafe rezinoide, shurup panje, vanilje, sandël, benzoinë.

Ariana Grande Fragrances MOD Vanilla Eau de Parfum

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë

Notat: Myshk, kumbull, rrënjë irisi, vanilje, gjalpë kakaoje.

The 7 Virtues Buttercream Haze Eau de Parfum

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë

Notat: Krem gjalpi, vanilje, panje, karamel, fasule tonka.

Kayali Yum Pistachio Gelato Intense Eau de Parfum

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë

Notat: Fëstëk, lajthi, rum i ëmbël, sheqer pambuku, krem i rrahur, marshmallow.

Sabrina Carpenter Sweet Tooth Eau de Parfum

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë

Notat: Bergamot, xhenxhefil i sheqerosur, marshmallow çokollate, jasemin, qumësht kokosi, vanilje nga Madagaskari, dru kashmiri, sheqer.

Parfums de Marly Oriana Eau de Parfum

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë

Notat: Mandarinë, bergamot, grejpfrut, lule portokalli, rrush i zi, mjedër, marshmallow,  myshk.

Montale Chocolate Greedy Eau de Parfum

Fragrancat gourmand: Një listë me parfume që kanë aromë

Notat: Truffle çokollate, portokall i athët, vanilje.

 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭