Fashion & Beauty

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim & shkon me çdo forme fytyre

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim
Foto: Noam Galai/ Getty Images

Prerja “boho bob” është si motra e bob-it klasik, më e butë, më e çrregullt në mënyrë të menduar dhe perfekte për flokët e hollë. Është ajo lloj prerje që duket sikur “sa u zgjova dhe dola nga shtëpia”, por në fakt funksionon si terapi për volumin.

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim

Ideja është e thjeshtë: lëri të thahen vetë, kalo gishtat mes flokëve, pak tundje, dhe kaq. Kjo prerje dashuron papërsosmërinë.

Fijet përpara, majat e buta të shtresuara dhe prerja krijojnë lëvizje, japin iluzionin e trashësisë dhe e bëjnë këtë stil të funksionojë për çdo formë fytyre.

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim

Flokët e hollë janë si fëmijët e sjellshëm: të butë, të rregullt… dhe pak të mërzitshëm kur vjen puna te volumi. “Boho bob” e zgjidh këtë me shtresa të lehta që krijojnë ajër mes fijeve. Rezultati? Shumë më shumë volum, lëvizje dhe një pamje sikur ke më shumë flokë sesa ke realisht.

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim

Majat pak më të çrregullta e bëjnë prerjen të duket më e plotë, ndërsa tekstura i japin efektin “natyral, por jo aq natyral sa duket”.

Si ta stilosh (pa sforco fare)

Stilimi duhet të duket si gabim i bukur.

Lëre të thahet vetë. Shkund flokët me dorë. Nëse ke qejf, shto pak onde të buta te gjatësia e mesme e flokëve. Mirëmbajtja? E papërfillshme. Nëse nuk llogarit faktin që ndonjëherë do kontrollosh nga qejfi veten në pasqyrën e makinës.

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim

Ky bob i përshtatet ÇDO forme fytyre

Fytyrë e rrumbullakët: pak më shumë gjatësi e bën fytyrën të duket më e zgjatur.

Fytyrë katrore: majat e buta zbusin këndet.

Fytyrë në formë zemre: fijet përpara balancojnë nofullën.

Fytyrë ovale: ke të fituar lotarinë, çdo gjë të shkon.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

This cut adds volume to thin hair, requires 0 effort & goes with every face shape

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim
Photo: Noam Galai/Getty Images

The boho bob is like the sister of the classic bob, softer, more thoughtfully messy, and perfect for fine hair. It's the kind of cut that looks like "I just woke up and left the house," but actually works as a volume therapy.

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim

The idea is simple: let it air dry, run your fingers through the hair, shake it a little, and that's it. This cut loves imperfection.

The forward strands, soft layered ends, and cut create movement, give the illusion of thickness, and make this style work for any face shape.

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim

Thin hair is like well-behaved children: soft, neat… and a little boring when it comes to volume. The “boho bob” solves this with light layers that create air between the strands. The result? Much more volume, movement, and the appearance of having more hair than you actually have.

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim

The slightly more messy ends make the cut look fuller, while the texture gives it the "natural, but not as natural as it seems" effect.

How to style it (without any effort)

Styling should look like a beautiful mistake.

Let it air dry. Shake your hair out with your hands. If you feel like it, add some soft waves to the mid-length hair. Maintenance? Negligible. Unless you count the fact that you'll occasionally check yourself out in the car mirror.

Kjo prerje i jep volum flokëve të hollë, kërkon 0 mundim

This bob suits ANY face shape

Round face: a little more length makes the face look more elongated.

Square face: soft tips soften the angles.

Heart-shaped face: strands in front balance the jaw.

Oval face: you've won the lottery, everything goes your way.