Znj.Bellucci, a ju ofrohen më shumë role sepse jeni e bukur?
E di që bukuria fton një lloj kurioziteti.Por,siç thoshte Oscar Wilde, bukuria zgjat vetëm pesë minuta nëse nuk ke asgjë tjetër për ta mbajtur kuriozitetin gjallë. Nuk mendoj që do të kisha karrierën që kam po të isha vetëm e bukur. Regjizorët nuk të telefonojnë për bukurine por për talentin.
A ka qenë pamja juaj e jashtme ndonjëherë pengesë për ju?
Po, natyrisht-veçanërisht sepse unë vija nga biznesi i modës. Ishte një problem i dyfishte; moda dhe bukuria jane gjërat më të keqija me të cilat mund të ecësh në këtë biznes. Duke qenë se jam e bukur,të gjithë mendojnë se jam budallaqe. Por është si një maskë dhe ti duhet të thyesh maskën dhe të tregosh që ka diçka tjetër prapa saj. Duhet të tregosh kush je në mënyre që të bësh të tjerët të vijnë dhe të zbulojnë.
A është kjo arsyeja pse shpesh zgjidhni role ekstreme?
Ndoshta po.
A ndjeheni ende sikur duhet të vërtetoni aftësite e juaja?
Jo vetes time, por të tjerëve.
Vërtet?
Natyrisht! Duhet të eksploroj.Nëse dikush do të vinte tek unë me një ide të re ose me diçka që do të ishte e rrezikshme,do ta bëja po të isha e interesuar.Më pëlqen një film që sjell shumë diskutime.Nga eksperienca ime,sa herë bëj filma,ata krijojnë këtë lloj situate. Si Irréversible, The Passion of the Christ, Malèna; është kaq interesante. Më pëlqen të zbuloj anën e errët të racës njerëzore. Prandaj jam aktore.
A ju pëlqen që gjithashtu t’i rivizitoni ata filma herë pas here ?
Jo, nuk mund ta shoh dot një film dy herë.Ose ndoshta mund ta shoh pas disa vitesh sepse sapo pashë Maléna, dhe ishte argëtuese ta shihja përsëri. Më duhen shumë vite për ta parë një film përsëri sepse është e veshtirë të jesh objektive për të dhe unë mërzitem duke parë veten.
Bashkëshorti juaj Vincent Cassel është gjithashtu aktor.Si është ta shikoni atë tek transformohet në një rol në ekran?
Kur pashe Mesrine u shokova vërtet shumë sepse pashë një performancë vërtet madhështore; unë nuk po e njihja dot atë. Vetëm në një pjesë ku ai po flet me fëmijët e tij në burg mendova për mënyrën si lëviz me femijën e tij, por përveç asaj. Ishte vërtet e bukur dhe prekëse të shikoje një performancë të tillë madhështore.
A i diskutoni ju të dy punën dhe filmat tuaj?
Fare, Vincenti dhe unë jetojmë në dy botë të ndryshme. Une nuk i njoh miqtë e tij; ai nuk i njeh miqtë e mi. Nuk takohemi me të njëjtët njerëz. Nuk kemi të njëjtën jetë. Herë pas here unë vij nga bota ime,ai vjen nga bota e tij, dhe ne takohemi. Por ne jemi dy kafshë të ndryshme. Unë jam kaq e pavarur dhe ai është kaq i pavarur dhe është e vetmja mënyrë që ne të jemi bashkë.
A është e vështirë t’i rrisni fëmijët tuaj kështu?
Jo.
A e kuptojnë vajzat e juaja se çfarë pune bëjnë prindërit e tyre saktësisht?
Jo. Së fundmi,vajza ime më tha, “Jo mami,unë dua të behem si ty. Nuk dua të punoj. Thjesht dua të jem një mami dhe kur të rritem vajza ime do të punojë.” Kjo është perfekte sepse ajo mendon se unë nuk punoj. Ajo tha: Jeta është e bukur, ne jemi tërë kohës në hotele dhe shtëpi, është fantastike. Jam kaq e lumtur për këtë gjë. Kjo do të thotë se jam me të tërë kohës.
Një ditë ,a do të dojë ajo të bëhet një aktore si ju?
Shpresoj që jo.
Pse?
Sepse është një punë e veçantë, por nëse ajo më thotë që do të bëhet kalorëse unë nuk do të them jo, sepse mendoj që është bukur të kesh një pasion në jetë. Nëse pasioni i saj do të jetë aktrimi,atëherë ajo do të bëhet aktore.
Ata janë individë në fund të fundit…
Po,ajo ose e do diçka ose nuk e do. Nëse ajo ka një pasion për diçka të tillë është fantastike,por është një punë kaq e vështirë-e bukur por e vështirë. Asaj do t’i duhet të përballet me kaq shumë gjëra. Është më mirë ta besh këtë punë kur nuk ke prindër që vijnë nga ky biznes. Babai i Vincent është aktor dhe për këtë arsye nuk ka qenë e lehtë për Vincent që të gjente identitetin e tij.
A është familja juaj e ngjashme?
Une vij nga një familje krejt e kundërt, pra është më e lehtë. Por kur vjen nga një familje ku janë të gjithë aktorë, krahasimi i vjen natyrshëm të tjerëve dhe kjo gjë mund të jetë shumë e vështirë për ty. E di që Vincentit i është dashur të luftojë për të gjetur vendin e tij, për shkak të babait.
