
Pak çaste më parë, në finalen e edicionit të 25-të të "Këngës Magjike" ndodhi një propozim për martesë suprizë gjatë KissCam-it të bujshëm.
Ardit Gjebrea, në moderim me të bijën, Anën, njoftuan se do të kryenin me publikun për herë të parë një KissCam, pra kamera do të drejtohej te një çift në sallë dhe dyshja, sipas "rregullit", duhet të puthet. Dhe kështu ndodhi:
-një puthje në faqe nga dy shokë:
-dhe puthje në buzë nga çiftet e tjera (ndër ta, Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortja):
Dhe në fund, çifti që shkoi përtej puthjes. Djali, me emrin Fabian, bën si i surprizuar nga KissCam derisa ngrihet në këmbë për të nxjerrë një unazë nga xhepi. Vajza, me emrin Arjola, e surprizuar prej vërteti, pranon pa hezitim mes emocionesh.
Çifti kishte dhe një histori të bukur njohjeje, Fabiani tregoi se propozimi ndodhi gjatë këtij KissCam-i pasi ata të dy janë njohur pikërisht në Pallatin e Kongreseve para disa viteve.
Ja pra që surprizat e KissCam mund të jenë dhe kaq të ëmbla. Rroftë dashuria!
