Health

Moment historik për pandeminë: Miratohet vaksina e parë në Mbretërinë e Bashkuar

Moment historik për pandeminë: Miratohet vaksina e parë në

Mbretëria e Bashkuar është bërë kombi i parë perëndimor që ka miratuar një vaksinë kundër Covid-19, një moment ky i rëndësishëm për pandeminë e koronavirusit.

Vaksina e kompanisë amerikane farmaceutike Pfizer dhe kompanisë gjermane BioNTech është aprovuar për përdorim urgjent nga Autoriteti Rregullator i Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA).

Mbretëria e Bashkuar ka blerë 40 milionë doza të vaksinës, e cila ka rezultuar 95% efektive. Provat e fazës së tretë treguan se vaksina e Pfizer/BioNTech është efektive edhe te të rriturit dhe nuk shkakton shqetësime serioze.

Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, e cilësoi (via Guardian) autorizimin e vaksinës si "një moment historik në luftën kundër Covid-19".

Kompanitë BioNTech dhe Pfizer kanë kërkuar autorizim edhe nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të lejuar përdorimin urgjent të vaksinës së tyre. Megjithatë, vaksina duhet të ruhet në temperatura tepër të ftohta (-70 gradë Celcius) dhe kjo infrastrukturë nuk ekziston në shumë vende.

 

REELS

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Landmark for the pandemic: The UK approves a vaccine for the first time

Moment historik për pandeminë: Miratohet vaksina e parë në

The United Kingdom has become the first Western nation to adopt a vaccine against Covid-19, a milestone in the coronavirus pandemic.

The vaccine of the American pharmaceutical company Pfizer and the German company BioNTech has been approved for urgent use by the Regulatory Authority for Drugs and Health Care Products (MHRA).

The UK has purchased 40 million doses of the vaccine, which has proved 95% effective. Phase III trials showed that the Pfizer / BioNTech vaccine is effective in adults and does not cause serious concerns.

Pfizer CEO Albert Bourla described (via the Guardian) the authorization of the vaccine as "a milestone in the fight against Covid-19".

BioNTech and Pfizer have also sought authorization from the European Medicines Agency (EMA) and the US Food and Drug Administration (FDA) to allow urgent use of their vaccine. However, the vaccine should be stored in extremely cold temperatures (-70 degrees Celsius) and this infrastructure does not exist in many countries.

 

----moment-historik-per-pandemine-mbreteria-e-bashkuar-miraton-per-here-te-pare-nje-vaksine